×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zaharova nga Moska i reagon Borellit për deklaratën rreth Kosovës

    FrontOnline
    17 Tetor 2019

    Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, në një konferencë të përjavshme për media ka folur rreth deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Josep Borell, se Republika e Kosovës nuk do të jetë shtet derisa nuk e njohin Kina, India dhe Rusia.

    Ajo ka thënë se nuk pajtohet me Borell, pasi Rusia konsideron se “Kosova ka dështuar të jetë një shtet”, dhe se “akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në kundërshtim me të gjitha rezolutat e Këshillit të Sigurimit’. Sipas saj Kosova nuk do të mund të jetë një shtet.

    “Unë nuk pajtohem me të pasi që Kosova nuk është një shtet”, ka thënë Zaharova, shkruajnë mediat serbe.

    Ajo tutje ka thënë se qëndrimi i Rusisë karshi Kosovës është i pandryshueshëm, duke shtuar se akti i shpalljes së pavarësisë është bërë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe “ ka shkelur integritetin territorial të Serbisë”.

    Ajo ka thënë se përveç shkelje së ligjit ndërkombëtar, edhe në aspektin e realitetit politik, Kosova është një shtet i dështuar./Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.