×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita i reagon ZRrE-së për mosshtrenjtimin e rrymës në veri: Po shkelet Kushtetuta, rast i paprecedent

    FrontOnline
    28 Janar 2022

    Nga 1 shkurti qytetarëve të Kosovës faturat e energjisë elektrike është paralajmëruar që do t’iu vijnë më shtrenjtë.

    Kjo për shkak që Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka propozuar që të ketë tarifa ndryshe nga ato që kanë qenë më parë, raporton FrontOnline.

    E, në këto tarifa do të ketë dallime.

    Derisa, një familje që konsumon energji deri në 600 KWh, nuk do të paguajë me rritje të tjerat do të preken nga ky vendim.

    Por, një “privilegj” për këtë do t’i bëhet pjesës veriore të vendit.

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i ka përfshirë fare katër komunat veriore të Republikës së Kosovës në raportin e vetë në të cilën u shqyrtua dhe propozua rritja e çmimit të energjisë elektrike.

    Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, teksa ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, e ka arsyetuar një vendim të tillë, duke thënë se janë në proces gjyqësor me Avokatin e Popullit.

     “Edhe ajo pjesë ka qenë e përfshirë në tarifat e energjisë elektrike deri në vitin 2018. Avokati i Popullit ka ngrit një ankesë dhe e ka paditë ZRRE-në për të cilën jemi në proces gjyqësor. Ajo kosto nga viti 2017, dhjetor të vitit 2017 është hequr apo nuk është barrë e konsumatorëve dhe ajo ka kaluar përmes buxhetit të Kosovës, pastaj është mbuluar nga KOSTT-i dhe ZRRE-ja. Meqenëse ia ka ndaluar gjykata që ta përfshijë këtë kosto, ne nuk e kemi marrë parasysh as në kalkulimet e mëhershme meqenëse jemi në proces gjyqësor”, ka thënë Fejzullahu.

    Përjashtimin e katër komunave veriore në raportin e ZRrE-së, nuk e kanë komentuar nga Qeveria e Kosovës.

    Ata nuk kanë kthyer përgjigje për FrontOnline, kur janë pyetur se a do të  pranojnë propozimin, që katër komunat veriore të përjashtohen nga ky vendim.

    Por, një gjë të tillë ashpër po e kundërshtojnë opozita.

     

    Deputeti i PDK-së: Përjashtimi i komunave veriore nga shtrenjtimi i energjisë shkelje e rëndë ligjore dhe pabarazi

    Shkelje të rëndë ligjore dhe ndërhyrje po e konsideron përjashtimin e katër komunave veriore nga shtrenjtimi i energjisë elektrik, deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

    Shala, në një prononcim për FrontOnline, thotë se kjo nuk duhet të pranohet pasi që është diskriminim.

    “Kushtetuta është e qartë, ligjet janë të qarta se kjo është ndërhyrje, ne e kemi thënë edhe atë ditë në Komision edhe sot që këtu po bëhet shkelje, është pabarazi, është diskriminim dhe nuk guxojmë të pranojmë që territorialisht t’i largojmë katër komunat nga planifikimet tona strategjike e as nga një lloj planifiku tjetër, jo vetëm energjetik por as social, as ekonomik e as arsimor”, ka deklaruar Shala për FrontOnline.

    Ndërsa, ka treguar se çfarë do të ndërmarrin në rast se merret ky vendim.

    “Tani për tani kemi një rast të paprecedent, të paraparë deri më tani ku raporti i ZRrE-së në koordinim me Qeverinë del jashtë ndikimit institucional, jashtë ndikimit social, ekonomik në ato katër komuna, pra është një shkelje e rëndë ligjore dhe pabarazi. Ditëve në vijim do t’i bashkërendojmë të gjithë hapat institucional dhe të shohim e të presim sepse është draft raport dhe të presim vendimin final”, është shprehur ai, për FrontOnline.

     

    Bunjaku e LDK-së: Nëse katër komunat s’përfshihen në shtrenjtim të energjisë, Qeveria po e ndanë Kosovën

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku në një prononcim për FrontOnline ka deklaruar se nëse katër komunat veriore nuk përfshihen në raport të ZRrE-së, e cila ka propozuar shtrenjtim të energjisë atëherë Qeveria po e bën vet ndarjen e Kosovës.

    “Edhe pjesa veriore është Kosovë dhe nëse ata e ndajnë kështu atëherë e kemi nda Kosovën. Këta vetvetiu po e ndajnë Kosovën. Ne jemi kundër dhe e kemi thënë mendimin tonë. Realisht ne jemi kundër shtrenjtimit të rrymës”, ka thënë ajo për FrontOnline.

    Kurse, thotë se të gjitha institucionet janë kapur nga Qeveria dhe i kanë bërë pronë të tyre.

    “Realisht kjo Qeveri u ardhë me atë kauzën që do ta bëjë lirimin e rrymës dhe është ardh me atë kauzën që qeveritë e kaluara nuk e kanë pas qasjen e duhur me veriun, po e ndajnë Kosovën. Tash këta janë në Qeveri dhe i kanë krejt edhe le ti bëjnë të gjitha punët sepse të gjitha institucionet i kanë kap dhe i kanë të vetat.  Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është e papranueshme”, është shprehur Bunjaku.

     

    Duda Balje: S’duhet të ketë diskriminim në faturat e energjisë

    Deputetja e grupit multietnik, Duda Balje po ndihet e diskriminuar pasi që katër komunat në veri të vendit nuk do të përfshihen në shtrenjtim të energjisë elektrike në rast se pranohet propozimi i ZRrE-së.

    Balje, në një prononcim për FrontOnline, thotë se përpos kësaj është edhe kundër shtrenjtimit të energjisë.

    “Nuk mund të ketë diskriminim në bazë të një regjioni të Kosovës, do të thotë nuk kam parë arsye që të ndodhë kjo, ZRrE-ja e ka dhënë këtë informatë dhe në momentin që kam dëgju kam reaguar menjëherë do të thotë unë mendoj që duhet me gjet zgjidhje mos me pas tarifa më të larta se tash të rrymës. Po bëhet shkelje e Kushtetutës, është shkelje e të drejtave të njeriut, është një mendim jo normal ndaj kësaj sepse edhe nëse ndodhë kjo unë dua të di pse kjo, po ndodhë”, ka deklaruar ajo.

     

    Deputetja e AAK-së: Qeveria t’i përdorë ligjet edhe në pjesën veriore

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përdor ligjet njëjtë edhe në pjesën veriore, edhe sa i përket energjisë elektrike.

    “Me këtë tarifë që po e propozon Qeveria me rritjen e çmimit të energjisë elektrike të lirohen serbët e pjesës veriore të lirohen edhe komunitetet tjera sepse duhet të ketë një superkomunikim mes komuniteteve dhe këtu po bëhen dy lloj diskriminimesh edhe ndaj komuniteteve tjera jo shumicë por edhe ndaj pjesës tjetër. Ne duhet të paguajmë të gjithë dhe Qeveria duhet ta përdorë të drejtën e vet edhe ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe ta shtrijë ndikimin e vet edhe në pjesën veriore”, ka deklaruar Kadrijaj për FrontOnline.

    Sipas saj, është pikërisht Lëvizja Vetëvendosje partia në pushtet e cila ë kohën sa ishte në opozitë kishte kundërshtuar në masë të madhe mospagesën e rrymës në pjesën veriore.

    Sipas propozimit të ZRRE-së, tarifa për konsumatorët me 800 kËh rrymë të shpenzuar në muaj do të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, derisa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kËh rrymë në muaj, do të përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

    Ndaj, shtrenjtimit të energjisë elektrike dje në Kosovë është organizuar një protestë nga qytetarët të cilët kanë kundërshtuar këtë, duke i kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të ndalojë një gjë të tillë.

    Në protestë qytetarët kanë kërkuar të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe që të nacionalizohet Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

    Kurse, një protestë tjetër e thirrur nga Partia Socialdemokrate do të mbahet këtë të shtunë.

    Pjesëmarrjen në këtë protestë e kanë konfirmuar edhe partitë opozitare./FrontOnline

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.