×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Blinken: Rusia përballet me pasoja masive nëse vazhdon agresionin ndaj Ukrainës

    FrontOnline
    28 Janar 2022

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Rusia përballet me “pasoja masive” nëse zgjedh “rrugën e agresionit” me Ukrainën, duke i bërë thirrje Moskës që të angazhohet në diplomaci për t’i dhënë fund krizës përgjatë kufirit me Ukrainën.

    Blinken tha se Uashingtoni ende nuk e di se cili është qëllimi përfundimtar i Kremlinit për Ukrainën, ose nëse kërkesat e tij për të rishkruar strukturën ekzistuese të sigurisë së Evropës.

    “Unë mendoj se i vetmi person që mund të na tregojë se cili është qëllimi përfundimtar i Kremlinit është presidenti [rus, Vladimir] Putin. Nuk mendoj se dikush tjetër e di. Dhe ai, në këtë pikë, mund të mos e di sepse çfarë ai ka bërë në të kaluarën, dhe atë që unë besoj se i nxit gjërat me mënyrën se si iu qaset atyre, është që të krijojë sa më shumë mundësi që të mundet. Dhe ata e udhëheqin gamën”, tha Blinken për REL-in.

    Kryediplomati amerikan foli një ditë pasi Shtetet e Bashkuara zyrtarisht prezantuan përgjigjen e shkruar për ultimatumet e Rusisë, që u bën publike muajin e kaluar në formën e dy draft-traktateve.

    Kërkesat ruse janë shoqëruar me dislokimin e mbi 100,000 trupave ruse në rajonet pranë kufijve të Ukrainës, ku janë vendosur disa prej pajisjeve më të sofistikuara ushtarake të Rusisë.

    Dy dokumentet paraqesin një ristrukturim në shkallë të gjerë të strukturës së sigurisë së Evropës dhe në to bëhet thirrje për një moratorium mbi zgjerimin e NATO-s në ish-republikat sovjetike si Gjeorgjia dhe Ukraina. Po ashtu, kërkohet edhe tërheqja e trupave dhe armëve nga lokacionet në lindje të Evropës para se aleanca ushtrake të bënte zgjerimin e parë të madh pas Luftës së Ftohtë më 1999.

    Propozimet, që po ashtu bëjnë thirrje për kufizime të reja në vendosjen e armëve bërthamore në Evropë dhe çështje të tjera të ndërlidhura, janë pritur gjerësisht me mospajtim nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë.

    Diplomatët e SHBA-së, NATO-s, Rusisë dhe nga shtetet evropiane kanë zhvilluar tri runde të bisedimeve në Gjenevë, Bruksel dhe Vjenë më herët gjatë këtij muaji. Bisedimet kishin për qëllim shmangien e një pushtimi të shkallës së gjerë të Ukrainës nga Rusia.

    Përveç prezantimit të këtyre dy draft-propozimeve, diplomatët rusë kanë kërkuar përgjigje të shkruar nga SHBA-ja dhe NATO-ja.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Vip03 Maj 2024
    Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi dukeshim shumë të dashuruar ndërsa dolën me veshje shumëngjyrëshe për palestër, teksa shkuan për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.