×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në vitin 2012, i caktohet paraburgimi

    FrontOnline
    27 Janar 2022

    Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.D.

    Sipas gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se: Me datë 16.05.2012, rreth orës 14:25, me dashje dhe për motive të ulëta ka privuar nga jeta të ndjerët B.P dhe V.P, e po ashtu ka plagosur rëndë viktimën N.P, në atë mënyrë qe deri te vrasja kishte ardhur pas një konflikti që kishin me herët këto dy familje.

    Me çka i pandehuri B.D kishte për të kryer veprën penale vrasje e rëndënga neni 147 pika 9 dhe 11 të KPK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.2 të KPK-së.

    Të pandehurit B.S i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

    “I pandehuri, që nga data e kryerjes së veprës penale ka qenë në arrati me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale dhe i njejti është arrestuar dhe është ekstraduar vetëm pas bashkëpunimit juridik – ndërkombëtar në mes të autoriteteve kosovare me autoritetet belge andaj, gjykata vlerëson se po qe se i pandehuri gjendet në liri ekziston rreziku që i njejti të arratiset përsëri e me këtë të pengoj rrjedhën normale të procedurës. Gjithashtu, duke e pas parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së vrasjes gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku real që i njëjti të përfundoj veprën e nisur në dëm të viktimës N.P ose të kryejë vepër të re penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës, transmeton Express.

    Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurit B.D në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate.

    Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.