×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri Çeku flet për investimin e kompanisë “Bilfinger” , thotë se askush nuk investon gratis

    FrontOnline
    25 Janar 2022

    Ditëve të fundit është raportuar se në vitin 2015 ish-qeverisja e Isa Mustafës, ka refuzuar investimin e një kompanie gjermane “Bilfinger”, e që sipas këtij projekti Kosova do ta zgjidhte problemin me energji për 30 vjetët e ardhshme.

    Kjo çështje ishte temë debati edhe dje në Kuvendin e Kosovës.

    E për këtë reagoi edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, duke thënë se nuk është e vërtetë që është refuzuar investimi i kësaj kompanie, por se sipas tij kjo e fundit nuk kishte interesim të investojë në Kosovë dhe nuk u kishte ofruar asgjë përpos 15 ose 20 faqe dokument poëer point.

    Paralajmëron ish-ministri: Kosova mund të zhytet edhe më thellë në krizë energjetike

    Por, çfarë thotë ish-ministri Ethem Çeku për këtë?

    “E para asnjë investitor nuk vjen gratis në Kosovë, duhet ta heqim këtë logjikë  që po vjen një investitor po investon në Kosovë dhe po e zgjedh problemin e qytetarëve të Kosovës, jo nuk ka… Unë jam takuar edhe më herët me investitorë ata e kanë profitin e vet, nëse nuk u kthejmë. Prandaj, unë nuk e besoj që ata kanë sjellë një projekt, unë e lexova edhe deklaratën e ish-kryeministrit Mustafa për zgjedhjen  këtij problemi, prandaj këto gjëra duhet të ndërpriten”, ka pohuar Çeku në një intervistë për FrontOnline.

    Sipas tij, asnjë investitor nuk investon në një vend ku vendimmarrja në politikë nuk është serioze.

    Kjo pasi që sipas tij kjo është dokumentuar edhe me letër publike nga vet investitorët.

    Ndryshe, nesër Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë ose jo mocionin e partive opozitare kundër shtrenjtimit të rrymës./FrontOnline

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.