×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Infektologu Vishaj: Rreth 80% e pacientëve të infektuar me Omicron

    FrontOnline
    24 Janar 2022

    Ditët e para të muajit janar në Kosovë shënuan rritje të rasteve të reja me COVID-19, në krahasim me tre mujorin e fundit të vitit 2021.

    Megjithatë, masat për luftimin e përhapjes së pandemisë kanë ndryshuar disa herë në vend, teksa së fundmi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i shtrëngojë më shumë ato.

    Masat e reja antiCovid, sipas infekologut Arben Vishaj, kanë ndikim të jashtëzakonshëm në uljen e rasteve.

    “Ne jemi të bindur se këto masa do të ndikojnë dhe kanë ndikimin e vetë të jashtëzakonshëm në uljen e numrit të infektimeve në komunitet”, tha Vishaj për Front Online.

    Infektologu Vishaj njoftoi se aktualisht 4 pacientë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë shëndetësore nga COVID-19.

    “Në Klinikën Infektive i kemi gjithsej 53 pacientë të hospitalizuar nga këta pacientë 4 janë në mjekim intensiv të cilët janë në gjendje të përgjithshme shumë të rëndë dhe kritike, kemi gjithsej 40 pacientë të cilët janë me oksigjeno-terapi”, potencoi Vishaj.

    Drejtori i Infektives tregon se sa ditë zgjatë trajtimi i pacientëve me variantin Omicron

    Simptomat e variantit Omicron, sipas drejtorit të Klinikës Infektive dhe infektologut Arben Vishaj kalojnë brenda një jave.

    Sipas tij,  70 deri 80% te pacienteve që janë testuar deri tani kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri Omicron.

     “Në bazë të raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është duke dominuar infeksioni me variantin Omicron sigurisht mbi 70 apo 80% të pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitiv në bazë të testimeve që i ka bërë IKSHPK-ja ka rezultuar pozitiv në Omicron dhe rrjedhimisht ne mendojmë se pjesa dërmuese e pacientëve të cilët janë duke u trajtuar janë të infektuar më variantin Omicron. Kohëzgjatja e variantin Omicron është varësisht nga stadi i sëmundjes, nga sëmundjet bashkëshoqëruese që i ka kemi pacientë të cilët infektohen me variantin Omicron në periudhën 5 deri 7 ditë ata rikuperohen dhe kalojnë sëmundjen, por kemi pas forma që dy javë kanë pasur prani të testin PCR pozitiv e kanë manifestuar në formë klinike shumë të rëndë ”, u shpreh Vishaj.

    Infektologu Vishaj: Do të jemi në bashkekzistencë me variantet e Covidit

    Infektologu Vishaj tha se nuk mund ta di askush se kur vjen fundi i këtij virusi.

    Sipas Vishajt, me variantet e reja të COVID-it do të jetojmë ashtu si me viruset e tjera.

    “Askush nga profesionistet shëndetësor nuk mundet të jep një besueshmëri të plotë se a do të jetë ky variant i fundit askush nuk ka një informatë të tillë se çfarë do të ndodhë më natyrën e këtij virusi të ri i cili është duke u sjellë në mënyrë jo të zakonshme në raport me infeksionet që i kemi pasur më parë. Ne jemi të bindur se duke u vaksinuar popullata do të vijë një momentum ku prania e këtij infeksioni do të jetë, por nuk do të jetë masa e tillë që të paralizohet jeta e tillë që të marrim masa shtrënguese, ky do të jetë sikurse viruset e tjerë do të futet në ekosistemin e viruseve pa dyshim dhe me një të ardhme të cilët nuk mund ta propozojmë se sa është e afërt ose e largët do të jetë i tillë që ne do të jetojmë me të në bashkekzistencë me këtë virus”, tha Vishaj për Front Online.

     

    Infektologu Vishaj: Kemi mungesë të stafit të lartë dhe të mesëm, shkak i infektimit me COVID

    Varianti Omicron ka prekur një numër të lartë të fëmijëve në Kosovë.

    Por fatmirësisht fëmijët po e kalojnë ketë virus me simptoma të lehta.

    Kështu ka thanë për Front Online, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj.

    “Mosha më e prekur të cilët janë të hospitalizuar në klinikën infektive janë moshat e shtyra prej 60, 65, 72 vjeçar të cilët janë duke u trajtuar, kurse sa i përket pyetjet tjetër për fëmijët janë duke u trajtuar në kliniken e pediatrisë në bazë të raporteve që i kemi nuk kemi spitalizime të shumta të moshës pediatrike dhe jemi duke vërejtur te fëmijët kur infektohen kanë një kuadër shumë të lehtë”, potencoi Vishaj.

    Tutje, Vishaj tha se disa nga stafi janë të infektuar me COVID, por me simptoma jo shumë të rënda.

    “Stafin e kemi të mjaftueshëm kemi ditëve të fundit një mungesë të stafit të lartë dhe të mesëm të cilët kanë rezultuar pozitiv, por deri më tash edhe mjeket edhe infermieret që kanë rezultuar pozitiv nuk janë duke manifestuar formë të rënd klinike, por jemi duke i zbatuar rekomandimet IKSHPK-së pra vetizolimin e tyre”, u shpreh ai.

    Infektologu Arben Vishaj, njëherësh drejtor i Klinikës Infektive ka një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës për situatën me COVID.

    Ai thotë se qytetarët duhet të vaksinohen dhe të respektojnë masat që dalin nga institucionet.

    Sot në Kosovë janë regjistruar dy viktima dhe dy mijë e 243 raste të reja me COVID-19, shkruan Front Online.

    Ndërgjegjësimi mbi autizmin dhe ndryshimi i narratives për autizmin dhe Personat me Aftësi të Kufizuar
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...
    Lajme04 Maj 2024
    Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i...
    Lajme04 Maj 2024
    Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha,...
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-deputetja e PDK’së, Xhevahire Izmaku sot zyrtarizoi aderimin në Nismën e Fatmir Limajt. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.