×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Horoskopi për ditën e hënë

    FrontOnline
    24 Janar 2022

    Ky është horoskopi për ditën e hënë, 24.01.2022.

    Dashi

    Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit, Venusit dhe Mërkurit gjatë gjithë ditës. Nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lodhur dhe nervoz, ka ardhur momenti i rikuperimit të ndjeshëm. Parashikohet një përgjigje pozitive, si dhe një zhvillim i ri i cili do ju pëlqejë.

    Demi

    Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të gjithë ata që kërkojnë konfirmime në dashuri. Mbani parasysh se për ndjenjat Venusi, do të ketë një ndikim mjaft pozitiv. Do të jeni mjaft të prirur për takime të reja. Parashikohet një rikuperim emocional, por në të njëjtën kohë edhe një lloj nervozizmi në familje.

    Binjakët

    Kjo e hënë ju fton që të jeni të kujdesshëm, pasi diçka duket se nuk po shkon siç duhet. Gjëja pozitive është se Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo gjë është e rëndësishme për gjithë ata që kanë në planë udhëtime, apo duan të kontaktojnë menjë person që është larg. Dashuria do të jetë e mbushur nga konfuziteti, dhe sigurisht kjo do të jetë pasojë e asaj që keni mbjellë më parë.

    Gaforrja

    Do të jeni të mbushur me momente pakënaqësie, për shkak të ndikimit negativ të Hënës. Lajmi i mirë është se Mërkuri nuk është më kundër dhe për pasojë mund të zgjidhen disa tensione që keni kaluar, sidomos në vendin e punës.

    Luani

    Duke nisur nga nesër, Hëna do ju ndihmojë në lëvizjet dhe çështjet e komunikimit. Do të shfaqni një kapacitet të madh veprimi, duke siguruar qetësinë e zemrës suaj. Megjithatë nuk përjashtohen ballafaqimet sa i takon ndjenjave.

    Virgjëresha

    Hëna do të ketë ndikim tranzit në të lindurit e kësaj shenje. Gjatë kohëve të fundit

    dashuria nuk ka shkuar siç duhet, edhe pse keni një person fantastik në krahë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë që të rikuperoni një lidhje që e keni përzemër.

    Peshorja

    Kjo ditë është mjaft e rëndësishme për gjithë ata që kanë në plan të udhëtojnë, por edhe për gjithë ata që duan të rikuperojnë besimin në aftësitë e tyre. Duhet të shfaqni një sjellje pozitive në raport me zhvillimet e reja. Nëse hasni në keqkuptime, brenda së shtunës parashikohet që ti zgjidhni. Megjithatë do të ketë momente tensioni me të lindurit e shenjës së bricjapëve, ndaj duhet të jeni sa më të matur.

    Akrepi

    Përfitoni nga kjo pjesë e javës, për shkak të ndikimit të favorshëm të Hënës në këtë shenjë. Idetë tuaja do të vlerësohet dhe do të shënoni rikuperim sa i takon parave. Gjëja më e rëndësishme momentalisht është që të rigjeni qetësinë dhe emocionet, ku kjo ditë do të rikthejë ekuilibrat.

    Shigjetari

    Do të jetë e vështirë që kjo ditë të menaxhohet. Nëse jeni të pushtuar nga ndjenjat, do të keni dëshirë që të qëndroni gjithë kohës me personin tuaj të zemrës, por nëse lidhja juaj nuk funksionon, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Mbani parasysh se çdo gjë është reciproke.

    Bricjapi

    Dikush mund t’iu bëj një ofertë të veçantë lidhur me dashurinë. Gjatë kësaj dite do të jeni të rrethuar nga ziliqarët, ndaj bëni kujdes ndaj sulmeve të mundshme. Tregohuni të matur lidhur me disa shpenzime më shumë, pasi do ju duet të mbani situatën nën kontroll.

    Ujori

    Për të lindurit e kësaj shenje, dashuria është gjithmonë kontradiktore, pasi kërkoni më shumë miqësinë se sa pasionin. Vështirë të jeni xheloz, të paktën nëse nuk keni një person shumë të lëvizshëm. Kur shihni se një dashuri nuk funksionon, nuk rrini gjatë, por largoheni. Keni nevojë për vëmendjen e të tjerëve dhe doni që t’ua kthejnë në të njëjtën mënyrë. Kalimi tranzit i Mërkurit, do të ndihmojë në rikuperimin e besimit.

    Peshqit

    Gjatë ditës duhet të rrethoheni vetëm nga persona që ju stimulojnë dhe jo nga njerëz që janë në kërkim të gjërave të cilat momentalisht nuk mund tua japësh.
    Momentalisht situata parashikohet e tensionuar. Me gjasë do ju duhet të bëni një zgjedhje, ose të menaxhoni me kujdes disa raporte të komplikuara.

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lifestyle05 Maj 2024
    Frutat dhe perimet janë shëndet ndaj konsumojini sa më shumë. Kjo është këshilla që me siguri e keni dëgjuar shpesh gjatë jetës...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Të dyja janë gjendje kërcënuese për jetën, por sa më herët që i njohim shenjat e sulmit në zemër ose në tru,...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Dashi Ju keni një ndjenjë të rinovuar drejtimi. Posedoni më shumë forcë se zakonisht. Po bëni ndryshime të rëndësishme intelektuale dhe shpirtërore....
    Të tjera
    Sport05 Maj 2024
    Granit Xhaka ka arritur të shënojë një super gol nga distanca ndaj Eintracht Frankfurtit. Po zhvillohej minuta e 12-të ku mesfushori kosovar...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv Klan raporton se ajo ka marrë dëmtime serioze...
    Vip05 Maj 2024
    Muzikanti, njëherit edhe moderator, Robert Berisha është shprehur se nuk kishte kontratë që të largohej nga formati “Ferma VIP”. Ai shprehet se...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Izraeli ka mbyllur vendkalimin Kerem Shalom me Rripin e Gazës pasi janë hedhur 10 raketa, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes izraelite. Të...
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-ve, me ftesë të Qeverisë amerikane, respektivisht agjencisë qeveritare...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Haradinaj me këtë rast...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.