×
  • Vip
  • Vip

    Reperi, MC Kreshës tregon si është si baba

    FrontOnline
    20 Janar 2022

    MC Kresha dhe partnerja e tij Erzina, janë në pritje të fëmijës së dytë. Së shpejti një motër ose vëlla për Izën do të bëhet pjesë e jetës së tyre.

    Por si është reperi si baba?

    Në emisionin “Shqipëria Live”, ai foli edhe për familjen e tij duke thënë se po kalon shumë kohë me vajzën pasi gruaja e tij është në pritje të fëmijës së dytë.

    I pyetur se sa kohë kalon me Izën, Kresha tha:

    “Shumicën e kohës çohem unë në mëngjes me vajzën. Nusja ime është në pritje të fëmijës tonë të dytë. Sot mëngjes isha me vajzën, duhet t’i rri gati por më kënaq. Unë jam shumë i lidhur me vajzën, kënaqem me të se është në periudhën kur po fillon të flasë. Është 1 vjece e gjysmë”.

    Ai tregoi se pa dyshim ia ndërron edhe pelenat, dhe se kujdeset për të sa herë që të ketë mundësi.

    “Sot. Unë jam baba, gjithkujt nuk ia jep Zoti kënaqësinë të jetë prind. Për kopshtin, herë e coj unë herë gruaja, varet cili ka më shumë kohë në dispozicion. Vajza ime këndon gjithë kohës. Momentalisht është e fiksuar me këngën e Dafinës – Vet e lype. Preferon disa emisione të fëmijëve që janë edukative.”

    Sa i përket të ardhmes së saj, Kresha u shpreh se do e lërë të lirë që të bëjë çfarë të dëshirojë.

    “Unë kam dëshirë të bëhet çfarë dëshiron ajo, çfarë ndihet mirë. Mua prindërit nuk ma kanë imponuar kurrë të jem mjek meqë ata janë mjek dhe të njëjtën do të doja për fëmijët.”

    Gjithashtu ai foli për albumin e fundit me Lyrical Son, për të cilin tregoi se ka patur vështirësi, për shkak të distancës mes tyre.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Vip06 Shtator 2024
    Dy artistet e njohura, Loredana dhe Tayna kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Na 2”, titullohet kënga së cilës i është realizuar edhe...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Drejtori i KEK-ut Bekir Gërguri, bashkë me bashkëpunëtor shkuan për vizitë te Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”. Pritja ishte e organizuar nga kryeshefi...
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.