Leonardo DiCaprio është gati të rrezikojë jetën për të shpëtuar qentë e tij. Duke folur gjatë segmentit Entertainment Weekly për filmin e ri “Don’t Look Up” me Jennifer Lawrence, aktori 47-vjeçar pranoi se ai u hodh në ujin e ftohtë për të shpëtuar huskitë e tij – Jack dhe Jill.
Ai përshkroi në detaje shpëtimin e një kafshe shtëpiake gjatë një diskutimi me kolegët e tij nga ky film – Jennifer Lawrence, Meryl Streep, Tyler Perry, John Hill dhe regjisorin e filmit Adam McKay.
“Në thelb, ata të dy ranë në një liqen të ngrirë”, tha DiCaprio gjatë segmentit.
Lawrence, 31 vjeç, tha se një nga qentë ra në liqen dhe se DiCaprio u hodh në liqenin e ngrirë për të shpëtuar kafshën e tij.
“Sapo filloi të nxirrte një qen nga liqeni, tjetri u hodh brenda”, tha Lawrence. DiCaprio shtjelloi se çfarë ndodhi pasi ai dhe dy huskitë e tij u gjendën në ujin e ftohtë të liqenit.
“Tjetri filloi të lëpijë atë që po mbytej, dhe më pas ne ishim të gjithë në një liqen të ngrirë së bashku”, tha ai, duke shtuar se incidenti ishte veçanërisht traumatik për kafshët e tij shtëpiake, të cilat janë mësuar me ujërat më të ngrohta të Kalifornisë Jugore./FrontOnline/