×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Byroja Kosovare e Sigurimit lanson sistemin INSUREX – Inovacion ne Industrine e Sigurimeve

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2021

    Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) sot edhe zyrtarisht lanson sistemin INSUREX një inovacion në Industrinë e Sigurimeve në Vendin tonë.

    Gjatë prezantimit të sistemit, drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit z.Sami Mazreku ka  thënë se prej sot, Byroja Kosovare e Sigurimit, në bashkëpunim me kompanitë e sigurimeve dhe kompaninë Quantix (si zhvilluese e softuerit), kalojnë në sistemin e ri informativ të lëshimit të policave të detyrueshme ligjore TPL dhe TPL Plus dhe menaxhimit të dëmeve respektive.

    “Sistemi i ri elektronik, vjen si rrjedhojë e natyrshme e riorganizimit të byrosë, me qëllim të promovimit, avancimit dhe hapjes së mëtutjeshme të Industrise së Sigurimeve. Në kuadër të këtij riorganizimi është krijuar funksionalizuar edhe Qendra Informative, e cila do të merret me menaxhimin e sistemeve elektronike dhe avancimin e agjendes digjitale, me qëllim të ofrimit sa me të mirë të shërbimeve të sigurimit për industrinë dhe qytetaret” ka thënë drejtori Mazreku.

    Ai më tutje ka bërë të ditur se pas më shumë se një viti zhvillimi intenziv te sistemit, te dhjetera takimeve dhe grupeve punuese nga kompania implementuese, industria e sigurimeve, Byroja Kosovare e Sigurimit si dhe institucionet relevante te Republikes se Kosoves, si QRA – Qendra e Regjistrimit të Automjeteve, Agjencia per Regjistrimin e Bizneseve, Administrata Tatimore e Kosoves, Agjensioni Kadastral te Kosoves dhe te tjera, ne vijme me nje sistem modern elektronik, te zhvilluar me metodologjite dhe teknologjite me moderne te kohes, i bazuar ne ligjet e vendit dhe ato nderkombetare per mbrojtjen e informacionit, privatesise dhe sigurise se larte, i cili do te na lejoj te punojme me shpejte e me shume ne drejtim te avancimit te tregut te sigurimeve ne vend.

    Ai në fund ka bërë të ditur se gjate vitit 2022 do të ketë edhe shumë risi që për qëllim kanë lehtësimin e punës si për qytetaret, ashtu edhe për Industrinë e Sigurimeve në Kosove.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Ekonomi16 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, viziton Aleancën Kosovare të Bizneseve, ai është pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini. “Kosova...
    Ekonomi16 Maj 2024
    Rreth gjysmë miliardë euro arrin shuma e përgjithshme e investimeve direkte amerikane në Kosovë në dekadën e fundit, bazuar në statistikat e...
    Ekonomi14 Maj 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me Komunën e Malishevës. Memorandumi kap vlerën e 697 mijë eurove dhe...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.