×
  • Vip
  • Vip

    Kledi Hysa plas “bombën” për Big Brother: Janë thyer rregullat, Arbana më ndihmoi që të hyja

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2021

    Kledi Hysa këtë të hënë ishte në programin “Abc e Pasdites”.

    Ai foli për ngjarjen që ngacmoi opinionin publik mes historisë së tij të dashurisë jashtë shtëpisë më të famshme dhe Trixës.

    Ai nënvizoi se nuk e tha që ishte në një lidhje sepse Beatrix nuk e pyeti teksa sqaron raportin aktual me partneren.

    “Ajo asnjëherë nuk më pyeti, a je në lidhje? Sepse në po bënim muhabet dhe s’mund të thosha që jam i lidhur. Ajo iku, le ta shijoj Donaldi. E dashura ime nuk erdhi prej problemeve me avionin, jo se nuk donte. Kishte shkruajtur gjëra për mua por nuk u transmetuan. Jemi bashkë, të shohim për më tej.”

    Ndërkohë ngjarjet kanë avancuar, mes Trixës dhe Donaldit kanë lindur ndjenja. Për këtë gjë, Kledi nënvizoi se në fillim mendoi së ishte një lojë, por që mesa duket diçka po ndodh mes tyre. Aktorja Monika Lubonja gjatë bisedave në shtëpi ka pohuar se Kledi qëndron në shtëpi për shkak të Arbana Osmanit, sepse kanë qenë shok në të njëjtën shkollë.

    Ai gjatë intervistës me Ermalin theksoi se kur ishte brenda nuk e kishte kuptuar por kur doli e kishte parë edhe njëherë në youtube deklaratën e Monikës. ‘Aty janë thyer shumë rregulla të forta. Arbana thjesht më ndihmoi të hyja. Monika dihet ça flet tani, s’thotë pastaj. Monikës nuk i takonte fare, kalon kufijtë’. Teksa përmendi 5 finalistët e tij, fitoren Kledi ja uroi Arjolës.

    Pak ditë më parë i ftuar në “Fan Club”, Kledi ka folur rreth “trekëndësishit” dhe të dashurës. Ai u shpreh se shpeshherë nuk arrinte të kontrollonte emocionet e tij. Ndërsa për takimin me Beatrixën, tregoi se u habit nga fakti se ajo e dinte që do të ishte zgjedhja e Kledit.

    “Jam njeri që nuk i tregoj shumë emocionet dhe aty nuk e kontrolloja dot veten dhe shpesh herë pyesja “A jam unë ky”. Edhe në shumë shoë live, më pëlqente se njeriu do ta tregojë emocionin. Çdo herë kur tregoja emocione ndihesha shumë i lumtur.”, u shpreh Kledi.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Vip06 Maj 2024
    Ish-finalisti i Big Brother VIP 2, Krist Dragot, i ftuar në Fun Club e quajti Heidin narcite dhe deklaroi se nuk besonte...
    Vip06 Maj 2024
    Ditën e djeshme bëri bujë një deklaratë e këngëtarit Robert Berisha, i cili tha se këngëtarja Xhensila Myrtezaj e ka publikuar me...
    Vip06 Maj 2024
    Banorët e “Big Brother VIP 3”, kanë lexuar mesazhe nga fansat dhe miqtë e tyre, e një ndër mesazhet që tërhoqi vëmendjen,...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, i është përgjigjur deputetit të VV-së, Halil Thaçit lidhur me mbarëvajtjen e këtij komisioni. Qalaj...
    Sport06 Maj 2024
    Kur kanë mbetur edhe pak javë drejt përfundimit të edicionit në Bundesliga, skuadra e Bayern Munich ka prezantuar fanellat e reja. Këto...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën dhe vendin fundjavën që shkoi. Një nënë dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Fushë Kosovë. Ai dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën të konsumojë lëndë narkotike, mirëpo kishte refuzuar....
    Sport06 Maj 2024
    Granit Xhaka e ka zhvilluar ndër sezonet më të mira në karrierën e tij tek skuadra e Bayer Leverkusen. Xhaka ndihmoi ekipin...
    Sport06 Maj 2024
    Nga sezoni i ardhshëm, trajneri Arne Slot pritet ta drejtoj një skuadër të re. Slot do të largohet nga skuadra e Feyenoordit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.