×
  • Sport
  • Sport

    SHBA-ja bojkoton Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2021

    Administrata e Bidenit nuk do të dërgojë një delegacion zyrtar të SHBA-së në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaroi se vendimi vjen si deklaratë kundër “gjenocidit të vazhdueshëm dhe krimeve kundër njerëzimit në Xinjiang” të Kinës.

    Psaki u tha gazetarëve në një konferencë se Shtëpia e Bardhë dëshiron të dërgojë një “mesazh të qartë” se abuzimet e të drejtave të njeriut në Kinë nënkuptojnë se nuk mund të ketë “biznes si zakonisht”.

    “Përfaqësimi diplomatik ose zyrtar i SHBA-së do t’i trajtojë këto lojëra si biznes përballë abuzimeve skandaloze të të drejtave të njeriut dhe mizorive të PRC në Xinjiang dhe ne thjesht nuk mund ta bëjmë këtë,” tha sekretarja.

    Psaki tregoi se bojkoti diplomatik i lojërave nuk do të thotë se “ky është fundi i shqetësimeve që do të ngremë për shkeljet e të drejtave të njeriut”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Atletët amerikanë do të lejohen ende të konkurrojnë në Lojërat Olimpike, por administrata nuk do të dërgojë zyrtarë qeveritarë në lojëra. Lojtarët që do të përbëjnë skuadrën e SHBA-së kanë “mbështetjen e plotë të administratës”, tha Psaki, por shtoi se administrata nuk do të “kontribuojë në fanfaret (melodi e shkurtër ceremoniale, zakonisht për të prezantuar dikë të rëndësishëm) e lojërave”.

    Tutje, ajo shpjegoi gjithashtu se Shtëpia e Bardhë nuk mendonte se ishte hapi i duhur ose i drejtë për të penalizuar atletët amerikanë që stërviteshin prej vitesh, duke mbajtur një bojkot të tërë të Lojërave Olimpike nga SHBA-ja.

    Masa shënon një përshkallëzim të presionit të SHBA-së ndaj Kinës mbi akuzat për punë të detyruar dhe abuzime me të drejtat e njeriut në rajonin perëndimor të Kinës, Xinjiang, veçanërisht kundër popullsisë ujgure dhe grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Sport18 Maj 2024
    Me 12 duele interesante është mbyllur dita e parë e garave në turneun dyditor “Lah Nimani”. Në Pallatin e Rinisë dhe të...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.