×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2021

    Për sot, e premte 3 dhjetor janë paraparë një sër ngjarjesh.

    Mbahet seanca gjyqësore ndaj Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit në Gjykatën Speciale në Hagë. (Ora 09:30-16:00).

    Mbahet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku do të raportojë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00).

    Ceremonia inauguruese e Kuvendit të Komunës së Rahovecit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00).

    Konferencë me rastin e shpalljes së viti 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës “Mundësi të barabarta për të gjithë”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 10:00 -11:00).

    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, do të bëj dorëzimin e çelësave për përfituesit e banesave në Qendrën e Banimit Social për kategoritë me gjendje të rëndë sociale ekonomike dhe të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 10:00).

    Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) mban konferencën për media, në të cilën do të prezantohen të gjeturat e punimit “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 15 gusht – 1 tetor, 2021”. (Hotel Sirius në Prishtinë, ora 11.00).

    Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Podujevës, ku do të bëhet betimi i kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe anëtarëve të rinj të kuvendit të komunës. ( Salla e mbledhjeve në Komunën e Podujevës, ora 11:00).

    Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu prezanton ekipin e drejtorëve dhe kabinetin qeverisës për katër vitet e ardhshme. (Salla e konferencave në komunën e Ferizajt, ora 11:30).

    Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dhe Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave Tiranë, organizojnë në Prishtinë tryezën shkencore “E ardhmja politike e shqiptarëve”. (Instituti Albanologjik (Salla Shkencore, kati II, ora 12:00).

    Mbahet mbledhja Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku do të shqyrtohet projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 16:00).

    Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” shënon 12-vjetorin e themelimit, ku do të dorëzohen çelsat për 149 shtëpi të ndërtuara për familjet skamnore në trojet shqiptare. Prezent do të jenë përfaqësues të ambasadave të huaja të akredituara në Kosovë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, kryetarë komunash nga Kosova dhe Shqipëria, si dhe deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. (Shtëpia e të Moshuarve në fshatin Gjinoc të Suharekës, ora 15:00).

    OJQ ‘You can do” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me nevoja të veçanta, organizon “Darkën e Errët”, ku mysafirët e ftuar do të futen në një sallë pa dritë me ç’rast do të shoqërohen nga persona të verbër dhe do të akomodohen po nga të njëjtit. (Sëiss Diamond-Prishtinë, ora 16:30).

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike. “Pas...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi”...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Pas spektaklit të natës së mbrëmshe (e shtunë), banorët si zakonisht ishin duke darkuar jashrë në oborr. Por, si shpesh herë edhe...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks. “Kjo festë që vjen në frymën e ripërtëritjes dhe...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët. Në urimin e tij, Kurti tha se në një ditë si...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve. Ai ka shkruar se...
    Lajme05 Maj 2024
    5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo datë njihet ndryshe edhe si – Dita Botërore e Higjienës...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje bashkëkombësve të tij ukrainas në Pashkët Ortodokse të dielën që të bashkohen në lutje për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.