×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu: Unë kam hangër plumba për LDK-në, Lumiri ka shkruar kolumne kundër saj

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2021

    Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, nuk e sheh vetën fajtor për humbjen e LDK-së në Podujevë. Sipas tij,  nga kjo humbje shihet se ai ka qenë faktor.

    Unë nuk jam fajtor, por po shihet që jam faktor. Agim Veliu është themelues i degës, 5 herë i zgjedhur kryetar, 3 herë ministër, 3 herë deputet, nënkryetar i LDK-së anëtar i këshillit të përgjithshëm. Kryesia e LDK-së, pas një kontributi 31 vjeçar me i dhanë një certifikatë të tillë të pamoralshme për kontribut, kjo është nënçmim për LDK-në dhe për çdo anëtar atje që e ka votu LDK-në”, shtoi ai.

    Veliu thotë se për një kontribut 30-vjeçar, ai ka marrë një certifikatë nga dikush që me vite të tëra ka shkruar kolumne kundër LDK-së, duke aluduar në liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Ai ka përmendur edhe plagosjen që i ka ndodhur siç thotë ai për aktivitetet politike në LDK.

    Edhe është një mesazh i keq për ato gjenerata të reja që LDK-ja i fton të bëhen pjesë e LDK-së. Ata mund ta marrin shembull që një kontribuues 30 vjeçar, themeluesi, një njeri që ka hangër edhe rreh para lufte nga Policia Serbe, ka hangër edhe plumba menjëherë pas lufte për aktivitet politik për LDK-në, pra t’i jepet një certifikatë e tillë nga kush, nga njerëzit që nuk e kanë pas asnjë kontribut dhe me vite të tëra kanë bërë kolume kundër LDK-së”, tha Veliu në RTV Dukagjin.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Një situatë paska e tensionuar ka ngjarë sot në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohej për të gjeturat e Departamentit Amerikan të...
    Lajme02 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Sipas presidencës,...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjatë dy dekadave që shumica e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u anëtarësuan në Bashkimin Evropian në vitin 2004, pati një...
    Lajme02 Maj 2024
    Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me dërgimin e draft-Asociacionit si parakusht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës thotë për...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkuar për ngushëllime te familja e veteranit të ndjerë të Ushtrisë Çlirimtare...
    Lajme02 Maj 2024
    Agon Batusha, anëtar i Komisionit për Integrim Evropian nga Lëvizja Vetëvendosje thotë për “Front Online” se Asociacioni nuk ka qenë parakusht për...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ia ka premtuar të enjten Ukrainës 3.74 miliardë dollarë ndihmë vjetore ushtarake “sa...
    Sport02 Maj 2024
    Edon Zhegrova po kalon një sezon spektakolar në Ligue 1 të Francës. Futbollisti nga Kosova është ylli i padiskutueshëm i Lille dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.