×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku porosit Kurtin: Shko në Washington

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2021

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet Bashkuara të Amerikës, tash nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është deklaruar rreth procesit të dialogut me Serbinë. Ajo ka thënë se kryeministri Kurti duhet të udhëtojë në SHBA dhe të ketë takime me zyrtarë të lartë.

    Çitaku për Telegrafi.com ka thënë se kryeministri Albin Kurti në raport me dialogun është peng i fjalëve të veta.

    Megjithatë, nënkryetarja e PDK-së tha se Kurti duhet ta dijë se kur është në Bruksel, PDK do ta mbështetë atë.

    “Nuk është se kam parë konsistencë nga ana e Qeverisë në raport me dialogun. Njëherë kanë thënë nuk e kanë prioritet fare. Pastaj kanë thënë se është prioriteti i shtatë. Kështu që nuk është se kam parë konsistencë. Kryeministri Kurti, unë mendoj se në raport me dialogun, është peng i fjalëve të veta”.

    “Kryeministri duhet ta dijë se kur shkon në Bruksel, kur ulet përballë Aleksandar Vuçiqit, Partinë Demokratike të Kosovës e ka mbrapa. Ne do t’i bëjmë opozitë Kurtit për çështje të brendshme. Mirëpo për disa pika të rëndësishme të politikës së jashtme, ne duhet të jemi në gjendje të ndërtojmë një konsensuse dhe të jemi bashkë”, ka thënë ajo.

    Duke folur për procesin e dialogut, Çitaku ka thënë se kryeministri Kurti duhet të udhëtojë në SHBA dhe të ketë takime me zyrtarë të lartë.

    “Ne duhet ta kemi të qartë se ‘status quo’ nuk na konvenon neve si Kosovë. Ne duhet ta kemi ndjenjën e urgjencës. Ne duhet të trokasim në Washington. Dhe unë e ftoj kryeministrin që në vend se të debatojë publikisht me zyrtarë amerikanë, duhet të udhëtojë sa më parë në Washington. Ne nuk duhet t’i marrim të mirëqenia raportet me SHBA-në. SHBA nuk na kanë borxh të na qëndrojnë pranë, kur ka shumë sfida në nivel global. Bota ka ndryshuar, është multipolare, ka qendra tjera gravitacioni në botë. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë që t’i mirëmbajmë raportet me SHBA-në, dhe ne kemi parë një sjellje tërësisht të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës në raport me gazpërçuesin”, ka thënë Çitaku.

    Çitaku ka shtuar tutje se kyçja në gazpërçuesin ka qenë në interes të Kosovës.

    “Ajo çfarë na ka ofruar SHBA është kyçja e Kosovës dhe kjo është në interesin strategjik të Kosovës”, deklaroi Çitaku gjatë intervistës.

    Ndër të tjera, Çitaku tha se raportet me SHBA-në janë vitale për shtetësinë e Kosovës.

    “Raportet me SHBA janë vitale për shtetësinë dhe fuqizimin e subjektivit ndërkombëtar të Kosovës. Ne jemi të fuqishëm po aq sa është e fuqishme aleanca jonë me SHBA-në. Andaj unë e lus Kurtin të udhëtojë sa ma parë në Washington, të kërkojë nga SHBA që të emërojnë një të deleguar të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë të përfshira drejtpërdrejt në tavolinë dhe jo në rol mbështetës”, theksoi ajo.

    Sa i përket Asociacionit, Çitaku ka thënë se duhet të bëhet mbi bazën e rekomandimeve që ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

    “Unë dhe PDK jemi kundër nivelit të tretë të pushtetit, kundër kompetencave ekzekutive të Asociacionit”, ka potencuar ajo.

    Në intervistë, Çitaku ka folur edhe për pozicionin e PDK-së pas zgjedhjeve lokale 2021, për reformën në këtë parti dhe rolin e saj në opozitë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeshefi i Ngrohtorës “Termokos”, Fisnik Osmani, ka njoftuar se Xhamia e Madhe, që është në ndërtim e sipër do të kyqet. Osmani...
    Lajme04 Maj 2024
    Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania, nga një...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Të tjera
    Sport04 Maj 2024
    Arsenali ka arkëtuar edhe tri pikë të arta në garën për titull të kampionit në Premier League. ‘Topçinjtë’ mundën Bournemouth, me rezultat...
    Lajme04 Maj 2024
    Ministri i Bujqsisë, Faton Peci, duket se i kontrollon në detaje komentet që i bëhen në faqen e tij në “facebook”. Ai...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ngritur shqetësimin në lidhje me rrugën Prishtinë-Mitrovicë. Krasniqi...
    Lajme04 Maj 2024
    Se Medvegja nuk është vetëm e dëshmonedhe fakti se për herë të parë në historinë e re të saj një zavendësministër i...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi, është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk po i kërkohet asgjë më shumë...
    Lajme04 Maj 2024
    Këtë të shtune është përuruar shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeut. Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe kryetari i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.