×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërimi i Infektologut: Nëse nuk respektohen masat, do të kemi valë të Covidit pas festave

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2021

    Varianti i ri i virusit Covid-19 i quajtur “Omicron” ka nisur të përhapet në shpejtësi të madhe në shumë vende të botës.

    Së fundi, edhe Greqia është prekur nga ky variant.

    E kurimi i këtij varianti po del të jetë më i vështirë.

    Institucionet shëndetësore po bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohen në mënyrë që të mos ketë valë të re të infeksionit.

    Edhe infektologët po japin alarmin se duhet të ketë respektim strikt të masave, në mënyrë që të mos ketë valë të re në janar të këtij viti.

    Infektologu Hamdi Ramadani, në një prononcim për Front Online, thotë se me ardhjen e mërgimtarëve për festat e fundvitit, mund të kemi valë të re të Covidit, nëse nuk respektohen masat.

    “Me ardhjen e  mërgimtarëve për festat e fund vitit duhet me pas parasysh edhe respektimin e masave strikte ashtu si janë të cekura në vendimin e Qeverisë pra të zbatueshme me përpikëri. Nëse kjo bëhet, atëherë në vend mund të kaloj mirë dhe mundësia e shpërthimit të një vale të re është e vogël. Nëse këto masa nuk respektohet atëherë gjasat që të shpërthej vala e re e virusit janë të mëdha” , tha ai për Front Online.

    Masa për t’u mbrojtur nga ky virus, ditë më parë ka marrë edhe Qeveria e Kosovës.

    Infektologu Hamdi Ramadani, për Front Online, tha se masat të cilat kanë hyrë në fuqi janë të drejta për ta parandaluar përhapjen e virusit dhe se ato duhet që të respektohen me përpikmëri.

    “Ashtu si thatë masat e miratuara nga Qeveria e Kosovës jenë në përputhje edhe me rrethanat dhe situatën epidemiologjike në vend, rajon, Evropë, por dhe në botë që janë të bazuara dhe të drejta”, tha ai.

    Infektologu Ramadani: Duhet të filloj marrja e dozës së tretë të vaksinës anti/Covid

    Infektologu Ramadani tha se edhe imunizimi i qytetarëve duke u vaksinuar e parandalon përhapjen e virusit.

    Por ai ka edhe një apel.

    Thotë se duhet të fillojë dhënia e dozës së tretë të vaksinës.

    “Vaksinimi duhet të ngritët më shumë duhet të lejohet sa me parë dhe doza e tretë e dhënies së vaksinës dhe sa me herët të bëhet kjo që më mirë do të ishte kur shumë vende kanë lejuar edhe dozën e tretë”, tha ai për Front Online.

     Infektologu Ramadani: Shkencëtarët po hulumtojnë mundësinë e modifikimit të vaksinave anti-Covid

    Infektologu Ramadani ka thënë se duhet parë e studiuar variantin “Omicron” për ta detektuar mënyrën e përhapjes së tij.

    Ai thotë se tani kompanitë farmaceutike e shkencëtarët janë duke hulumtuar mundësinë e modifikimit të vaksinave për shkak të dyshimit të mundshëm të vaksinave të rezistencës ndaj vaksinave.

    “Tani edhe kompanitë farmaceutike, shkencëtarët e kompanive gjigante si: Pfizer, Moderna, Astra Zeneca, janë duke hulumtuar një mundësi të modifikimit të vaksinave anti-covid për shkak të një dyshimi të mundshëm të rezistencës ndaj vaksinave aktuale”, ka thënë tutje ai për Front Online.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Të tjera
    Lifestyle28 Prill 2024
    Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse sipas ekspertëve...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Nuk është sekret se ulja në tryezë gjatë gjithë ditës mund të ketë disa pasoja serioze shëndetësore-nga dhimbja e shpinës në çështje...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund të ulin besimin që keni në vetvete....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, duke i vënë flakën një hoteli dhe duke...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Pas fitores së thellë përballë opozitës shqiptare në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut që u mbajt të...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tre të rinj e kanë rrahur një 16-vjeçar në Elbasan duke e goditur me grushte dhe shkelma. Në njoftimin e policisë bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.