×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Blinken paralajmëron sanksione për Rusinë, në rast agresioni ndaj Ukrainës

    FrontOnline
    02 Dhjetor 2021

    Blinken paralajmëron sanksione për Rusinë, në rast agresioni ndaj Ukrainës

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Rusisë që të tërheqë trupat e saj të vendosura pranë kufirit me Ukrainën.

    Po ashtu Blinken ka kërkuar që Rusia të respektojë marrëveshjet e Minskut, që synojnë t’i japin fund konfliktit në lindje të vendit, duke paralajmëruar Moskën për “sanksione të rënda” në rast të një agresioni kundër Ukrainës.

    Këto deklarata Blinken i bërë pas takimit në Stokholm me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov më 2 dhjetor (e enjte), në mes të tensioneve të përshkallëzuara pas grumbullimit të forcave ruse afër kufirit ukrainas.

    Takimi është mbajtur në kuadër të një samiti të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

    Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, tha se “Blinken përsëriti thirrjen e Shteteve të Bashkuara për Rusinë që të tërheq forcat e saj dhe të kthehet në një pozicion paqeje”.

    “Nëse Moska zgjedh rrugën e përshkallëzimit ushtarak, Sekretari e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të përgatitur të imponojnë sanksione të rënda”, tha Price.

    Takimi ndërmjet Blinken dhe Lavror, erdhi pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Riga të Letonisë.

    Blinken tha në Riga se operacionet ushtarake të Rusisë, duken si përpjekje për të destabilizuar Ukrainën.

    Zyrtarë perëndimorë dhe autoritetet në Ukrainë, thonë se Rusia ka vendosur mijëra trupa dhe pajisje të rënda pranë kufirit që nga fillimi i këtij viti.

    Të mërkurën më 1 dhjetor, Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se më shumë se 10 mijë trupa ruse filluan stërvitjet ushtarake në jugperëndim të vendit, afër kufirit me Ukrainën.

    “SHBA është e shqetësuar me qëndrimin e Rusisë ndaj Ukrainës. Do të mbështesim Ukrainën së bashku me aleatët e saj në NATO”, tha Blinken pas takimit me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba të enjten në Stkoholm.

    Kuleba tha pas takimit se Blinken ka diskutuar për “sanksione të rënda ekonomike” kundër Rusisë për ta dekurajuar atë nga lëvizjet e mëtejshme agresive kundër Ukrainës.

    Në takimin e tij me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Blinken pritet të shprehë kërcënimin e sanksioneve të mëtejshme nëse Rusia nuk i jep fund grumbullimit të trupave pranë kufirit me Ukrainën.

    “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përgjigjen me një sërë masash ekonomike me ndikim të lartë që nuk kanë qenë në të kaluarën”, tha Blinken.

    Rusia, e cila mbështet separatistët që luftojnë kundër Kievit në Ukrainën lindore, mohon se po planifikon një sulm.

    Moska fajëson Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimorë për nxitjen e tensioneve, duke treguar atë që thotë se është një ngritje e ngjashme ushtarake ukrainase. /REL/

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.