×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ shpallë rezultatet përfundimtare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale

    FrontOnline
    20 Nëntor 2021

    Komisioni Qendror Zgjedhor sot edhe zyrtarisht ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për rundin e dytë për kryetar komune, pa përfshirë komunën e Dragashit.

    Me shumicë votash anëtarët e KQZ-së kanë miratuar rezultatet e zgjedhjeve për 20 komuna që kanë qenë në balotazh.

    Partitë politike mund të paraqesin ankesa brenda 24 orëve në PZAP sa i përket shpalljes së rezultateve.

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se Dragashi s’është përfshirë pasi për rezultatin e kësaj komune ka ankesë në Supreme.

    “KQZ mund t’i shpall rezultatet për 20 komuna përjashtuar Dragashin, dje të premten PZAP ka marrë vendim për apelin e paraqitur që i takon komunës së Dragashit dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

    PDK-ja është partia që ka fituar në 8 komuna, duke ia marrë LVV-së Mitrovicën e Prizrenin. PDK-ja ka fituar po ashtu në Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Mitrovicë, Skënderaj, Han të Elezit e Ferizaj. Në katër prej këtyre komunave, ka fituar që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke e shmangur balotazhin.

    LDK-ja, ndërkaq,me Përparim Ramën e ka fituar garën më të rëndësishme komunale, atë të kryeqytetit, duke e mposhtur Arben Vitinë e LVV-së, i cili cilësohej si favorit absolut para 17 tetorit. Pas rezultatit më të dobët në historinë e partisë në zgjedhjet parlamentare, LDK-ja arriti të fitojë edhe në Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Pejë e Lipjan. Në këto dy të fundit, pa balotazh.

    Edhe AAK-ja ka fituar më shumë komuna sesa LVV-ja. Partia e Ramush Haradinajt fitoi pa balotazh në Suharekë e Deçan, ndërsa në rundin e dytë arriti fitore edhe në Gjakovë, Klinë e Rahovec.

    LVV-ja është vetëm para Nismës Socialdemokrate, e cila ka fituar në Malishevë.

    Në Obiliq, Xhafer Gashi me Iniciativën Qytetare arriti ta fitojë edhe një mandat.

    Nga partitë joshqiptare, Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe, ndërsa partia turke, KDTP, ka fituar në Komunën e Mamushës./FrontOnline

     

     

    Rikthehet Blasta, Artani i kërkon falje nga zemra
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Të martën, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se Rusia ka kryer një sulm hibrid ndaj Kosovës. Ajo potencoi...
    Lajme08 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nga sot ka filluar realizimi i projektit të Aerofotografimit në...
    Lajme08 Maj 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar lidhur me marrëveshjen që ka ministria e Drejtësisë me...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Gjatë...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ish-presidentin e ShBA-së, George W. Bush, të cilin e quajti si lajmëtar të Pavarësisë së...
    Lajme08 Maj 2024
    Megjithëse Asambleja Parlamentare i tha “PO” anëtarësimit të Kosovës në KiE, dje një lajm jo fort i mirë erdhi nga Këshilli i...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 203-të, gjatë së cilës ka shqyrtuar dhe miratuar një sërë rregulloresh dhe projektligjesh...
    Ekonomi08 Maj 2024
    18.6 milionë euro. Kaq para i ka ndarë Banka Botërore për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Kjo në kuadër të Projektit...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Një zyrtar izraelit ka thënë se Izraeli nuk sheh asnjë shenjë përparimi në bisedimet e armëpushimit që po zhvillohen në Kajro. Zyrtari...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.