×
  • Vip
  • Vip

    Dua Lipa e 8-ta, Rita Ora e 13-ta në listën e artistëve më të pasur në Britani

    FrontOnline
    03 Nëntor 2021

    Toplista e quajtur ‘Heat Rich List’, ka zbuluar këngëtarët më të pasur të Britanisë dhe Irlandës.

    Dhe Ed Sheeran, 30 vjeç, ka ruajtur kurorën e tij si ylli më i pasur britanik nën të tridhjetat për të tretin vit radhazi, me fitime vjetore mahnitëse prej 236.5 milionë funtesh (277.9 milionë euro).

    Harry Styles, 27 vjeç, u rendit i dyti, duke grumbulluar 80 milionë funte (94 milionë euro), ndërsa Jesy Nelson, 30 vjeçe, e gjeti veten në listë për herë të parë që nga largimi nga grupi Little Mix këtë vit, duke fituar 13.5 milionë funte (15.8 milionë euro).

    E kësaj liste nuk i kanë munguar dy emrat e mëdhenj me prejardhje shqiptare, më saktësisht nga Kosova, Dua Lipa dhe Rita Ora.

    Me 43.5 milionë funte (51.1 milionë euro) në emër të saj, artistja Dua Lipa  ka zënë vendin e tetë. Jo vetëm që albumi “Future Nostalgia” i yllit ishte një sukses mbarëbotëror, por ajo gjithashtu ka siguruar partneritete me të ardhura të larta me kompanitë e famshme si: ‘Versace’, ‘YSL’, ‘Puma’ dhe ‘Evian’. Ndërsa në vendin e 13-të të listës së artistëve më të pasur britanikë, ylli i muzikës, Rita Ora, e cila ka të hyra vjetore në vlerë 26.5 milionë funte (31.1 milionë euro)./FrontOnline/

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-reperi, Fero sot përmes një InstaStory ka thënë se është koha për një ndryshim të madh. Ai është shprehur se s’do të...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Vip06 Shtator 2024
    Dy artistet e njohura, Loredana dhe Tayna kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Na 2”, titullohet kënga së cilës i është realizuar edhe...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka...
    Lajme07 Shtator 2024
    Rreth 100 ushtarë nga Garda kombetare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.