×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rikthimi i Berishës në krye të PD, Rama: Ajo parti është një objekt keqardhje

    FrontOnline
    27 Tetor 2021

    Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve. Rama është shprehur për vettingun e politikanëve të propozuar nga PD se është i gatshëm të diskutojë.

    Lidhur me komisionin hetimor për 25 prillin, Rama tha se ai është një komision i kërkuar nga PD, teksa nuk mohoi praninë e tij për të dëshmuar.

    Për përpjekjet e rikthimit të Sali Berishën në krye të PD, Rama tha se është për të ardhur keq për situatën ku ndodhet selia blu.

    Vettingu në Politikë?Mendjen nuk ma keni lexuar, se nuk kam shprehur opinion të drejtpërdrejtë për të respektuar një parim që kemi vendosur vetë, që jemi të hapur të diskutojmë çdo gjë, do ulemi me vullnet të mirë, do dëgjojmë argumentet, 2018 ka pasur një propozim, ai është konsideruar jo bindës, nuk dimë gjë për propozimin e ri, janë 3 vjet, gjërat evoluojnë, nëse ka argumente bindës do bëjmë më të mirën. SPAK të bëjë hetimin? Serioziteti që do të jemi të gatshëm të diskutojmë cdo gjë, fillon këtu, do ulemi në tryze, e kam me të dëgjuar, do ulemi në tryezë, do dëgjojmë, do themi natyrisht atë që mendojmë, do marrim mendimet e ekspertëve dhe do rrimë në konkluzione sa më civile, cilësua e demokracisë. Mund të mos biem dakord duke gjuajtur me gurë dhe duke mos rënë dakord, ne këtë duam.

    Komisioni për 25 prillin? Ai është një komision i ngritur me kërkesëne opozitës, nuk ka jo vetëm qytetarë të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë apo të angazhuar në zgjedhje si një votues i lirë pa qenë i lidhur me parti, por as mes demokratëve dyshime se PD ka humbur zgjedhjet, këto histori me masakra dhe përralla të tjera

    Berisha në krye të PD? Nuk kam asnjë koment se çfarë ndodh në fushën e PD, por nëse do ishin mbledhur humoristët dhe satiristët që të shkruanin një pjesë me shumë seri se PD mund të katandiset në një objekt keqardhje, është ajo që po ndodh në PD.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.