×
  • Sport
  • Sport

    Batatina reagon ashpër pas humbjes nga Drita: Nuza e di fare mirë se sot ka gabuar

    FrontOnline
    23 Tetor 2021

    Tahir Batatina, trajner i Llapit ka reaguar pas humbjes së sotme nga Drita në Merdare.

    Batatina është parë shumë i nervozuar me ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Llapi – Drita që u mbyll me rezultat 1:3 në favor të Dritës, shkruan FrontOnline.

    Katër gola të shënuar, dy penallti, dy karton të kuq dhe një gol i anuluar nga VAR-i ka bërë që trajneri i Llapit, Tahir Batatina në plan të parë ta vendos gjyqtarin Genc Nuza.

    “Mendoj se nuk ka qenë rezultati real, nuk e di kujt po i pengojnë rezultatet pozitive të Llapit. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin, këtë fitore ia dedikoi Nuzës, i cili ishte ai që vendosi takimin”, ka thënë Batatina.

    “Referimi nuk ishte korrekt, nuk na mposhti Drita, por gjyqtarët. Nuza e di fare mirë se sot ka gabuar. Ai shikoi VAR-in vetëm kur i konvenonte. Ndoshta tri fitiren radhazi që i bëmë iu futëm frikën në palc dikujt dhe tash vendosin me na dëmtu kështu”, shtoi ai./FrontOnline/

    Prince Caffe: Hape dhe fito preminë kryesore, çdo muaj nga një Fiat 500
    Nga Rubrika
    Sport20 Maj 2024
    Barazimi i Real Madridit me rezultat 4-4 ndaj Villarrealit, e pa Carlo Ancelottin duke vendosur në fushë formacionin e dytë të ekipit,...
    Sport20 Maj 2024
    Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka publikuar listën preliminare prej njëzet e gjashtë futbollistëve të ftuar për Euro 2024.  Kroacia e cila...
    Sport20 Maj 2024
    E ardhmja e Mauricio Pochettinos te Chelsea do të vendoset më vonë këtë javë në një mbledhje të bordit. Trajneri argjentinasi pritet...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka nxjerrë disa përfundime për raportin vjetor të buxhetit. Hoti ndër tjera ka thënë...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se kërkesa e prokurorit të ICC-së për urdhërarrest kundër liderëve izraelitë është skandaloze. Ai ka...
    Lajme20 Maj 2024
    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Avdullahu i ftuar në “Info Plus” të RTK-së ka folur për kërkesën e kësaj partie...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, mirëpritën Zëvendës ndihmës Sekretaren...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Gjatë aksionit të 20 majit, Policia e Kosovës tha se mbylli gjashtë objekte të Bankës Postare Kursimore, pasi sipas saj, ato vepronin...
    Sport20 Maj 2024
    E ardhmja e Mauricio Pochettinos te Chelsea do të vendoset më vonë këtë javë në një mbledhje të bordit. Trajneri argjentinasi pritet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.