×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si ta dalloni nëse dikush ju ka hedhur diçka në pije?

    FrontOnline
    20 Tetor 2021

    Mund të duket absurde, por ndodh shumë më shpesh sesa që mund ta mendoni…

    Incidentet kur dikush iu hedh diçka në pije janë rritur jashtëzakonisht shumë vitet e fundit. Që nga viti 2015 deri në vitin 2018 është vënë një rritje prej 108% në incidente të tilla, dhe kjo përfshinë vetëm rastet e regjistruara.

    Sipas një studimi të bërë në vitin 2016, 71% e viktimave ishin femra.

    Por në fakt nuk është e vështirë shumë të mbroni vetën nga kjo, prandaj kemi mbledhur disa fakte që duhet të dini për të ikur një situate të tillë.

    Mënyra më e mirë për të shmangur këtë incident është që të mos e lini pijen në tavolinë duke mos i kushtuar vëmendje.

    Mos pranoni pije nga njerëz të panjohur dhe nëse jeni duke kaluar në një turmë, vendosni dorën mbi gotë për të shmangur ndonjë pilulë apo lëng që dikush mund të përpiqet të hedhë në gotën tuaj, shkruan lajmi.net.

    Disa prej drogave më të përdorura janë këto:

    GHB dhe GBL – kanë një efekt të ngjashëm me qetësuesit, duke të bërë të biesh në gjumë. Efekti fillon rreth 10 minuta pas konsumimit, dhe zgjatë rreth 7 orë apo më shumë.

    Diazepam dhe rofinol – këto droga përdoren si qetësues për të trajtuar insomaninë dhe ankthin. Nganjëherë ajo mund të shkaktoj të vjella, dridhje dhe humbje vetëdije. Kanë efekt rreth 15-30 minuta pas konsumit.

    Ketaminë – kjo drogë është shumë e fortë dhe përdoret për njerëzit para se të futen në operim. Ju humbet ndjesitë fizike dhe iu bënë të palëvizshëm. Mund të shkaktoj halucinacione dhe humbje të kujtesës. Efekti fillon pas 5 minutave, dhe zgjatë disa orë.

    Nëse pija juaj është spërkatur, nuk do të dalloni ndonjë aromë, shije apo ngjyrë ndryshe në pije. Mirëpo në momentin që filloni të ndjeni simptomat, duhet të largoheni që aty.

    Zakonisht mund të ngatërrohet me të qenit e pirë, por nëse ndjeheni më e pirë sesa që duhet, atëherë mund të jetë shkaktari kjo.

    Nëse nuk jeni me miq që mund të iu dërgojnë në shtëpi, telefononi dikë që i besoni, ose ndihmën e shpejtë apo policinë.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lifestyle06 Maj 2024
    Kafeja aspak nuk është e rrezikshme për shëndetin tuaj. Sipas studimit të Universitetit të Australisë së Jugut, nëse jeni adhurues i kafesë,...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dushi është një pjesë themelore e rutinës së përditshme të shumicës së njerëzve. Por a mund të ndikojë në shëndetin tuaj koha...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dashi Ju po përjetoni një periudhë të gjallë dhe të zjarrtë, si në dashuri, ashtu edhe në punë ku një projekt po...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do ta zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin Vrelo,...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Janë rritur të gjitha çmimet e prodhimeve bujqësore. Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar shifrat e grumbullimit të çmimeve të prodhimeve...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zëdhënës i lartë i Hamasit ka thënë se thirrja e Izraelit për civilët që të evakuohen nga qyteti jugor o gazës,...
    Vip06 Maj 2024
    Ish-finalisti i Big Brother VIP 2, Krist Dragot, i ftuar në Fun Club e quajti Heidin narcite dhe deklaroi se nuk besonte...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar Fehmi Aganin në 25 vjetorin e vrasjes. Abdixhiku tha se Agani ishte “i urti i...
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Rashit Qalaj, i është përgjigjur deputetit të VV-së, Halil Thaçit lidhur me mbarëvajtjen e këtij komisioni. Qalaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.