×
  • Sport
  • Sport

    Drama në Madrid i takon Liverpoolit, PSG-ja fiton falë dygolëshit të Messit, Interi dhe Real Madridi nuk gabojnë

    FrontOnline
    19 Tetor 2021

    Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sontme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    Kryendeshja e sontme u zhvillua në “Wanda Metropolitano” mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit, shkruan FrontOnline.

    Ndeshja e vlefshme për grupin B i takoi Liverpoolit me rezultat 2:3 në një përballje tejet dramatike.

    Dy golat e Mo Salah (‘8, ’76) dhe një nga Naby Keita (’13) ia dhuruan fitoren Liverpoolit, teksa për Atleticon realizoi dy herë Griezmann në minutat ’20 dhe ’34.

    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Milani u mposhtë 1:0 nga Porto në “Estadio de Dragao”.

    Me këtë fitore, Liverpooli është lider në grup me nëntë pikë, Atletico ndodhet në vendin e dytë me katër pikë, Porto në vendin e tretë me po aq pikë, kurse Milani i fundit pa pikë.

    Në kuadër të grupit D, Interi ia doli të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Sheriff Tiraspolit me rezultat 3:1.

    Dzeko (’34), Vidal (’58) dhe De Vrij (’67) shënuan për Interin, kurse për moldavët realizoi Thill në minutën e 52-të.

    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Real Madridi e “demoloi” Shakhtarin në udhëtimin e sontëm në Donetsk me rezultat 0:5.

    Autogoli i Kryvtsov (’37), dy gola nga Vinicius (’37, ’56), Rodrigo (’65) dhe Benzema (’90) ia dhuruan fitoren Real Madridit sonte.

    Pas tri ndeshjeve në grupin D, Sheriffi është lider me gjashtë pikë, Real Madridi në vendin e dytë me po aq pikë, Interi në vendin e tretë me katër pikë dhe Shakhtari i fundit me një pikë.

    Në ndeshjen e grupit A, Paris Saint-Germain e mposhti me vështirësi Leipzigun me rezultat 3:2 në “Parc des Princes”.

    Mbappe (‘9) dhe Messi (’67, ’74) realizuan për vendasit, kurse për mysafirët realizuan Silva (’28) dhe Mukiele (’57).

    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Man City triumfoi në Belgjikë ndaj Club Brugge me rezultat 1:5.

    Pas tri xhirove, PSG-ja është lidere me shtatë pikë, Man City në vendin e dytë me gjashtë sosh, Brugge në vendin e tretë me katër pikë dhe Leipzigu i fundit pa pikë.

    Dhe për fund, në grupin C, Ajaxi befasoi duke i dhënë leksion Dortmundit me rezultat 4:0 në Amsterdam, teksa Sportingu mposhti Besiktasin me rezultat 1:4 më herët.

    Pas tri xhirove, Ajaxi është lider me nëntë pikë, Dortmundi në vendin e dytë me gjashtë, Sportingu i treti me tre pikë dhe Besiktasi i fundit pa pikë./FrontOnline/

    Vlera Devolli bashkë me liderin e CDU-së në promovimin e Sara Rosner
    Nga Rubrika
    Sport01 Maj 2024
    Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të...
    Sport01 Maj 2024
    Ekipi i Kosovës në boks më 3 maj do të udhëtojë për në Shkup që të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Gongu...
    Sport01 Maj 2024
    Borussia Dortmund-PSG, është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që luhet sonte. ‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët do të...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Borussia Dortmund-PSG, është ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve që luhet sonte. ‘Milionerët’ e Gjermanisë dhe parisienët do të...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka treguar se sfidat me të cilat përballen zjarrfikësve e Kosovës janë adresuar edhe tek...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të çanin një barrikadë për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kalimi kufitar verior i Rripit të Gazës me Izraelin është hapur për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza...
    Lajme01 Maj 2024
    Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është marrë nga Policia e Kosovës. Pamjet...
    Sport01 Maj 2024
    Mbrëmë (e martë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Bayern Munichut dhe Real Madridit që përfundoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.