×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekrem Hyseni i LDK-së shprehet i bindur në fitore pas balotazhit

    FrontOnline
    18 Tetor 2021

    Mori 113 vota më shumë se kundërkandidati me të cilin do të përballet në balotazh, por kjo nuk e zmbraps nga synimi për të shënuar fitore.

    Ekrem Hyseni prin në Podujevë me 44.30 për qind ose 16.451 vota të numëruara.Kryetari aktual nga Lëvizja Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi renditet i dyti me 44.00 për qind ose 16.338 vota të numëruara nga 99.10 për qind e votave të përgjithshme të numëruara deri më tash nga KQZ-ja, e që sipas së cilave komuna e Podujevës sigurt më 14 nëntor shkon në balotazh.

    Kandidati i LDK-së për garën vendimtare pret besimin qytetarë për t’i siguruar kthimin e kësaj partie në pushtet, pasi e humbi atë në zgjedhjet e parakohshme.

    Postimi i plotë:
    Të dashur qytetarë,
    Sipas rezultateve të KQZ-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar rikthimin e madh në Llap, duke shënuar fitore në garën për kryetar dhe për kuvend komunal.Kjo mbështetje e madhe dhe ky rezultat e kthen LDK-në e Llapit në pozitën e saj origjinale.Ndaj, shpreh falënderimin tim më të përzemërt për gjithësecilin prej jush për angazhimin e madh gjatë këtij procesi të rëndësishëm për Podujevën dhe për LDK-në.Në këtë raund, shënuam rikthimin, ndërsa në raundin e dytë, bashkë e të vendosur do ta shënojmë fitoren e madhe. Përulësisht faleminderit për besimin! Përgjithmonë në shërbimin tuaj!.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.