×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA bën thirrje për qetësi pas aksionit të Policisë së Kosovës

    FrontOnline
    13 Tetor 2021

    Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për qetësi, pas zhvillimeve të 13 tetorit në Kosovë.

    “Ne do të vazhdojmë të punojmë me Bashkimin Evropian dhe NATO-n për t’iu ndihmuar të gjitha palëve që të arrijnë përparim në normalizimin e marrëdhënieve dhe ulje të tensioneve”, është thënë në përgjigje.

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor kundër kontrabandës në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut më 13 tetor.

    Ky aksion është kundërshtuar nga serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, të cilët kanë protestuar dhe kanë ngritur barrikada.

    Në orët e mbrëmjes, barrikadat e vendosura në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë, përkatësisht në vendbanimin në Rudarë, në Komunën e Zveçanit si dhe ato të vendosura në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, janë tërhequr.

    Sipas autoriteteve, dhjetë policë dhe dhjetë qytetarë janë lënduar në Mitrovicë të Veriut, ndërkaq tetë persona janë arrestuar ose ndaluar.

    Po ashtu, dhjetë persona të dyshuar për përfshirje me kontrabandë me mallra, janë shpallur në kërkim.

    Autoritetet në Kosovë kanë thënë se gjatë aksionit janë sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra eurosh.

    Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovë kundër kontrabandimit të mallrave, është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal.

    “Ky operacion nuk është i drejtuar kundër asnjë nacionaliteti. Ky operacion është i drejtuar kundër kriminelëve që kanë kontrabanduar mallra në mënyrë ilegale në Kosovë. Prokurorja e rastit është serbe, gjykatësi i procedurës paraprake është serb, pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në Mitrovicë të Veriut janë shumica serbë, shumica e të arrestuarve janë shqiptarë, shumica e të kërkuarve janë shqiptarë”, ka thënë Sveçla. /REL/

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Të tjera
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga, duke triumfuar ndaj Cadizit. “Los Blancos” bën një tjetër paraqitje solide për...
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.