×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Infektologu kosovar: Ekziston rreziku i rritjes së infektimeve pas fushatës zgjedhore

    FrontOnline
    11 Tetor 2021

    Ka më tepër se 3 javë që po mbajnë tubime zgjedhore.

    Organizime të tilla si këto me qytetarë ani pse në pandemi, partitë politike do të mund të bëjnë veç edhe pak ditë, deri më 15 tetor. Në këtë datë përfundon fushata zgjedhore 30 ditëshe për zgjedhjet komunale të sivjetme.

    Por, ekziston rreziku që menjëherë pas saj të nisë shtimi i infektimeve me Covid-19.

    “Ekziston rreziku që pas fushatës të kemi një ngritje të Covidit. Fushata kalon, por Covidi na mbetet. Covidi është prezentë. Është në popullatë edhe më tutje. I kemi të gjitha llojet e virusit në Kosovë përveç rasteve të variantit MU”, u shpreh Xhevat Demiri për “Front Online”.

    Infektologu Demiri ka një apel për subjektet politike tash kur kanë mbetur edhe 4 ditë fushatë.

    “Partitë duhet të jenë të përgjegjshme dhe ndërgjegjshme që të respektojnë rregullat. Ato duhet ta kenë distancën prej 2 metrave e po ashtu edhe maskën. Porosia është që të kihet kujdes maksimal sepse do të jetë gjobitja e madhe. Fushata kalon, por Covidi na mbetet”, vlerësoi ai për “Front Online”.

    Partitë politike pak para se të niste zyrtarisht fushata kishin kërkuar publikisht shkurtimin e saj nga 30 në vetëm pesë ditë.

    Kërkesa e tyre nuk u realizua meqë sipas KQZ-së në Ligjin për Zgjedhjet nuk parashihet një ndryshim i tillë.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher, me të cilët...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka marrë...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kanë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar profesorin Fehmi Agani, në 25 vjetorin e vrasjes së tij. Kurti tha se Agani...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Moskë, pas dyshimeve se spiunët ushtarakë rusë kanë hakuar emailet e anëtarëve kryesorë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Vëllai i Ergys Arrazit, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve e se kjo më pas ka kryer vetëvrasje,...
    Vip06 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe pak orë deri te ngjarja më e madhe e modës, Met Gala 2024. Ky event prestigjioz edhe këtë vit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.