×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kraki: Është tragjike se në Samitin e Sllovenisë pati klimë antizgjerim të Ballkanit në BE

    FrontOnline
    06 Tetor 2021

    Profesori i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki, ka thënë se në ftesën e presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dërguar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor për pjesëmarrje në Samitin e Brdosë, askund nuk përmendet perspektiva e zgjerimit të bllokut.

    Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se në atë letër përmendet vetëm perspektiva e stabilitetit në Ballkan, por jo edhe ajo për anëtarësimin e këtyre shteteve në BE.

    “Gjithmonë kam pasur frikë se samitet Ballkan-Bashkim Evropian mos bëhen një farë rutine që nuk sjellin rezultate dhe nuk kanë objektiv të përbashkët, nuk kanë finalitet. Sot e lexova me vëmendje letrën që Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian ua ka dërguar si ftesë përfaqësuesve të vendeve të BE-së dhe të Ballkanit, në asnjë pjesë të letrës nuk përmendet Ballkani në perspektivën e zgjerimit, pra përmendet vetëm në perspektivën e stabilitetit dhe të bashkëpunimit rajonal me Evropën”.

    “Nëse e marrim 20 vjeçarin e fundit ose nga Samiti i Selanikut i 2003-ës, pra samit i BE-së për Ballkanit, në të cilin u patë zyrtarizuar perspektiva evropiane në kuptimin e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE, nga ajo datë deri sot evoluimi i diskursit të Bashkimit Evropian viza-vijë Ballkanit është fakt negativ në aspektin e integrimit të një perspektive integruese, defakto për t’u bërë vende anëtare”.

    “Nga tekstet nga letrat ku përmendej tekstualisht zgjerimi si synim i BE-së si stacioni i fundit i një bashkëpunimi të thellë Ballkan – Evropë, tash jemi në diskursin: Mirë që nuk ka luftë në Ballkan na intereson që të vazhdohet me paqe, që Serbia dhe Kosova t’i normalizojnë marrëdhëniet edhe nëse nuk e njohin njëra tjetrën nuk është problem, pra duke i futur problemet nën tepih. Kjo është tragjike, ky samit edhe klima politike në BE dhe e shteteve kyçe duke larguar Gjermaninë këtu është antizgjerim, ftohje dhe lodhje”, ka thënë Kraki.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 82-vjeçar, Behar Musaku ka qëlluar me armë zjarri të bijë, dhe më...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.