×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘detyrim’

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Një person është arrestuar në orët e mbrëmjes në Mitrovicën e Jugut, pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale disa herë ka detyruar një person që t’i dërgoj shuma të parave në lokacione të caktuara.

    Arrestimi i të dyshuarit S. Z., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është realizuar pas një pune hetimore dhe masave të ndërmarra për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

    Si rezultat i vëzhgimit dhe masave të aplikuara hetuesit policorë kanë arritur që në zonën e Vushtrrisë të dyshuarin ta zënë në flagrancë, ku tek i njëjti në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedhën e dërguar nga viktima.

    Nga hetimet e deritanishme dhe provat e siguruara, bëhet e ditur se personi i dyshuar tanimë i arrestuar, dyshohet se përmes komunikimit në rrjete sociale disa herë ka detyruar viktimën që të i dërgoj shuma të parave në lokacione të caktuara.

    Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Mbrojtjes i Italisë ka bërë të ditur se ky shtet dhe Zvicra vazhdojnë të angazhohen për dialog dhe pajtueshmëri me...
    Lajme07 Maj 2024
    Qeveria e Austrisë dëshiron të vazhdojë me planet që mundësojnë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet e treta për të vuajtur...
    Lajme07 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë...
    Të tjera
    Vip07 Maj 2024
    Graciano Tagani gjatë një bisede me Romeo Veshajn, i tha aktorit se ‘ka suport nga njerëz të famshëm jashtë’, por pavarësisht kësaj...
    Sport07 Maj 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.