×
  • Sport
  • Sport

    Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësinë në eliminatoret e Kampionatit Evropian

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Pas një pushimi prej më shumë se një viti për shkak të pandemisë COVID-19, të enjten fillojnë ndeshjet eliminatore të UEFA-s për Kampionatin Evropian për gjeneratat U17.

    Në turneun hapës që mbahet në Riga të Letonisë nga 22-29 shtator në grupin 2 marrin pjesë Letonia, Republika Çeke, Lituania dhe Suedia, shkruan FrontOnline.

    UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Kosova që të drejtojnë këto takime, ku gjyqtari kryesor Visar Kastrati dhe asistenti Fatmir Sekiraqa janë caktuar në ndeshjen Letoni – Republika Çeke, ku do të ndihmohen nga asistenti tjetër Vedran Ðurak dhe gjyqtar i katërt Igor Pajac nga Kroacia.

    Ndërsa në ndeshjen tjetër Lituani – Letoni, ata do të ndihmohen nga asistenti Erik Arevshatyan dhe gjyqtari i katërt Henrik Nalbandyan nga Armenia.

    Po ashtu, në ndeshjen Suedi – Letoni gjyqtarët kosovarë do të asistojnë për gjyqtarët kroat në rolin e gjyqtarit të katërt dhe të asistentit./FrontOnline/

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Sport26 Maj 2024
    Rey Manaj e ka përfunduar aventurën te skuadra turke, Sivasspor. Lajmin e ka bërë të ditur vet Manaj, i cili përmes një...
    Sport26 Maj 2024
    Sulmuesi Kylian Mbappe, i cili luajti këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit me skuadrën franceze PSG-së, pranoi se është i...
    Sport26 Maj 2024
    Të hënën fillojnë garat regjionale në basketboll 3×3 për shkollat fillore që zhvillohen në kuadër të programit “Sport në Shkolla”. Organizimi i...
    Të tjera
    Lajme26 Maj 2024
    Sot janë bërë një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat. Kjo ngjarje e rëndësishme për vendin u...
    Lajme26 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla mori pjesë në tryezën “Synime dhe shqetësime Rajonale”, të organizuar nga Instituti “Hudson” në Uashington....
    Lajme26 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se pushteti aktual vazhdon të jetë qeverisja më anti-sociale...
    Vip26 Maj 2024
    Modelja e njohur, Hailey Bieber e ka ekspozuar barkun në rritje, teksa ajo dhe burri i saj Justin Bieber shijojnë udhëtimin në...
    Vip26 Maj 2024
    Modelja shqiptare, Gresa Hoti sa ishte banore e edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, krijoi lidhje dashurie me Andi Artanin....
    Sport26 Maj 2024
    Rey Manaj e ka përfunduar aventurën te skuadra turke, Sivasspor. Lajmin e ka bërë të ditur vet Manaj, i cili përmes një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.