×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vit prej kur kryetarët e komunave në veri i morën detyrat

    FrontOnline
    26 Maj 2024

    Sot janë bërë një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat.

    Kjo ngjarje e rëndësishme për vendin u përkujtua nga partia në pushtet.

    Lëvizja Vetëvendosje, tha se ” pavarësisht sulmeve të grupeve të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi, institucionet e Kosovës ngadhënjyen”.

    “Sot bëhen një vit prej kur kryetarët në katër komunat në veri morën detyrat. Grupe të organizuara kriminale me dirigjim nga Beogradi bën sulme të përditshme ndaj Policisë, gazetarëve e pjesëtarëve të KFOR-it me qëllim pengimin e punës së kryetarëve në këto komuna dhe luftimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Por, institucionet e Republikës të vendosura ngadhënjyen”, thuhet në reagim.

    LVV-ja tutje thekson se “vendosmëria për kushtetutshmëri, rend dhe ligj triumfoi”.

    Partia në pushtet po ashtu ka kritikuar edhe analistët, të cilët kishin bërë disa komente në atë kohë.

    “Në anën tjetër, asokohe në shumë studio televizive, nga shumë zëra ngjallej frikë, panik e dorëzim. Por, fotografia e sotme në veri të vendit është përgjigja më e mirë për ata zëra”, thuhet në postim.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme17 Qershor 2024
    Numri i shkurorëzimeve është rritur viteve të fundit në Kosovë. Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti 114 çifte i kanë dhënë...
    Lajme17 Qershor 2024
    Në përvjetorin e lindjes së profesor Ukshin Hotit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Muzeun e Masakrës në Krushë të Madhe. Ai...
    Lajme17 Qershor 2024
    Lista Serbe ka reaguar me gjuhë të ashpër ndaj Ministrit serb për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke e quajtur “thjesht çirak...
    Të tjera
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar babanë, Hilmi Haradinaj, në 6 vjetorin e vdekjes. Ish-komandanti i...
    Lajme17 Qershor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni, thotë se nuk ka pasur asnjë hap përpara sa i përket aplikimit të Kosovës në...
    Lajme17 Qershor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se shqiptarët nga Kosova që e përfaqësojnë Shqipërinë në futboll “nuk janë të natyralizuar”. Rama tha...
    Lajme17 Qershor 2024
    Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, për shkak të nxehtësisë së madhe, kanë...
    Lajme17 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar sot presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Osmani, përmes një postimi në Facebook, dhe...
    Lajme17 Qershor 2024
    Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, njëherit anëtar në Komisionin për Shëndetësi, thotë për Front Online se asnjëra nga premtimet e VV-së nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.