×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Strukturat paralele në veri nuk mund të shuhen për gjashtë muaj

    FrontOnline
    16 Shtator 2021

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se beson se institucionet e Kosovës janë duke hartuar një plan për të rritur prezencën e tyre në Mitrovicën Veriore.

    Këto komente Konjufca i bëri në  Klan Kosova, ku tha se në veri të vendit ende ekzistojnë struktura paralele të Serbisë, të cilat nuk kanë mundur të shuhen për gjashtë muaj.

    “Unë mendoj që sa i përket asaj qeveria duhet të ulet dhe ta ndërtoj një plan strategjik si ta rrisë praninë e vetë në atë pjesë të Kosovës. Jam duke e artikuluar atë që besoj se është duke ndodhur, s’po them se një ditë në vitin e ardhshëm do të ndodhë kjo, por unë besoj se institucionet e sigurisë, e gjithë arkitektura e institucioneve të sigurisë, duke filluar prej forcave të mbrojtjes, ministrit të mbrojtjes, ministrit të punëve të brendshme, drejtorit të inteligjencës, së bashku me kryeministrin, janë duke e bërë një plan të tillë, pra një plan që të jemi më efektiv në zbatimin e  pranisë së institucioneve të Kosovës në atë pjesë të vendit, prej luftimit të kontrabandës, deri tek insistimi që për shembull marrëveshja për pikat kufitare dhe sa është e pranishme Kosova atje të konkretizohet, dhe ato që i takojnë Kosovës të mos e presim a pajtohet Serbia apo nuk pajtohet”, ka deklaruar i pari i Kuvendit.

    Konjufca shtoi se të tilla planifikime nuk mund të bëhen publike në hollësi.

    “Në aspektin mediatik dhe të publicitetit kjo e ka një hendikep, sepse planifikimet e tilla nuk mund të jenë pjesë e debateve televizive dalin në konferenca të shtypit ku ne dalim dhe themi çdo hollësi. Mendoj se në aspektin e konfrontimit me institucionet e Serbisë – universitetin, aty qeveria ka qenë më e kujdesshme, por në aspektin kontrabandës dhe luftimin e grupeve të organizuara mendoj se është shtuar aktiviteti”, tha Konjufca./FrontOnline

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se në këto vende s’do të ketë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në kritikat e saj për Qeverinë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin...
    Lajme30 Prill 2024
    Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë për Front Online se edhe pas antarësimit të Kosovës në...
    Lajme30 Prill 2024
    Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Kosovës kanë lansuar programin Kompakt, i cili do të mundësojë zgjidhje të energjisë...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Ish- gjyqytari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, thotë se nuk mund të bëhet një padi e tillë edhe pas antarësimit...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ende pa u mbajtur zgjedhjet parlamentare, më 8 maj, VMRO DPMNE-ja e ka shpallur veten fituese të këtyre zgjedhjeve, ndërsa tashmë ka...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qëndruar për më shumë se shtatë orë në SPAK, ku është pyetur lidhur me hetimet që...
    Shëndetësi30 Prill 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më sot, nuk është regjistruar asnjë efekt anësor serioz nga përdorimi i vaksinave Covid-19, në...
    Lajme30 Prill 2024
    Qeveria ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime. Fillimisht, Qeveria ka miratuar kornizën afatmesme të shpenzimeve...
    Lajme30 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila është jurist me profesion, ditë më parë tha se me t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.