×
  • Vip
  • Vip

    Besa Kokëdhima kërkon të bojkotohet këngëtari serb

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Festa e Birrës që organizohet në Korçë do të rikthehet edhe këtë vit nga data 18-22 gusht.Mes pjesëmarrësve bie në sy se do të jetë i ftuar edhe këngëtari serb Goran Bregovic.

    Këtë lajm e kanë konfirmuar vetë organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregovic si të ftuar special të natës finale.

    “Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

    Mirëpo, ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Kosovës të cilët e kanë konsideruar Goran Bregovic si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

    Pas Vesa Lumës, Big Bastës edhe Besa Kokëdhima ka reaguar së fundmi duke u bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.

    “Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një ngjarje kaq tradicionale. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo./FrontOnline/

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Vip30 Prill 2024
    Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi feston sot ditëlindjen. Një urim i bukur ka ardhur nga partneri i saj, modeli i...
    Vip30 Prill 2024
    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito sot janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja Tito solli në jetë vajzën të cilën çifti...
    Vip30 Prill 2024
    Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, janë bërë sot prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Luna Mari. Lajmin...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi se kushdo që sot thotë që Kosova ka më shumë sovranitet në veri të...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet, tashmë i përforcuar me një paketë të re të...
    Lajme30 Prill 2024
    Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sociacionin e ka quajtur “përbindësh”. “Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7...
    Sport30 Prill 2024
    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit...
    Lajme30 Prill 2024
    Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron zgjedhje. Ai ka...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të merret me çështjen e njohjes së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.