×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefi i Infektivës: Ka rritje të pacientëve të hospitalizuar, përqindje e madhe janë me variantin Delta

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Rritja e madhe e rasteve me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka alarmuar ekspertët shëndetësor, të cilët thonë se kulmi i infeksioneve do të arrijë gjatë dy muajve të ardhshëm, raporton portali Front Online.

    Kjo rritje e numrit të rasteve ka bërë që të rritet erdhe numri i  personave të hospitalizuar në Kliniken Infektive në Prishtinë.

    Drejtori i kësaj Klinike, Arben Vishaj, ka deklaruar për FrontOnline  se ka rritje të numrit të rasteve, të cilët po kërkojnë trajtim në këtë Klinikë.

    Ai tha se aktualisht në Infektivë janë të hospitalizuar 35 pacientë, ku  20 prej tyre po trajtohen me oksigjenoterapi dhe dy pacientë, sipas Vishajt, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    “Kemi një rritje të lehtë të fluksit të pacientëve të shtrirë. Për momentin i kemi diku 35 pacientë të hospitalizuar prej tyre 20 në oksigjenoterapi dhe dy në gjendje të rëndë, ka një rritje të lehtë të fluksit të pacienteve të hospitalizuar”, tha ai për Front Online.

    I pyetur se nga pacientët e hospitalizuar, sa janë të infektuar me variantin Delta të virusit, Vishaj tha se ende nuk kanë të dhëna zyrtare, pasi që, sipas tij, analizat e tyre dërgohen jashtë vendit.

    “Nuk e kemi këtë të dhënë, kjo varet nga IKSHP-ja, pasi që i çojnë mostrat jashtë shtetit, por nga të dhënat që i ka dhënë IKSHPK-ja ka rezultuar se një përqindje më e madhe  e pacienteve të testuar  kanë rezultuar me variantin Delta, rrjedhimisht kjo na tregon se është duke dominuar edhe të pacientët tanë ky variant, por ende nuk kemi rezultate zyrtare nga Instituti”, deklaroi ai

    Aktualisht në Kosovë, janë 689 raste aktive me COVID-19, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit është shënuar vetëm një vdekje. /Front Online/

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se...
    Lajme07 Maj 2024
    I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë...
    Lajme07 Maj 2024
    Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë sot një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Sport06 Maj 2024
    Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën...
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.