×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri: Pushteti i ri me qasje të vjetër duhet të ndalet që të mos e degradojë Podujevën

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka kritikuar qeverisjen në këtë komunë përkatësisht për projektin e Hartës Zonale të saj.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se ky dokument e lë Podujevën qytezë e jo qytet siç e meriton.

    “Pushteti i ri me qasje të vjetra po e lë Podujevën qytezë e jo qytet siç e meriton. Projekt i Hartës Zonale i Komunës së Podujevës pa PËRFILLUR procedurat ka kaluar vlerësimin nga ministritë sektoriale. Ky dokument e lë Podujevën qytezë dhe jo qytet siç e meriton dhe siç është njëri prej qyteteve më të madha në Kosovë me mbi 89 mijë banorë, me 633 metra katrorë dhe me një popullsi ku 57 për qind janë nën moshën 30 vjeç”, ka shkruar Tahiri.

    Postimi i plotë:

    Pushteti i ri me qasje të vjetra po e lë Podujevën qytezë e jo qytet siç e meriton
    Projekt i Hartës Zonale i Komunës së Podujevës pa PËRFILLUR procedurat ka kaluar vlerësimin nga ministritë sektoriale.
    Ky dokument e lë Podujevën qytezë dhe jo qytet siç e meriton dhe siç është njëri prej qyteteve më të madha në Kosovë me mbi 89 mijë banorë, me 633 metra katrorë dhe me një popullsi ku 57 për qind janë nën moshën 30 vjeç.
    Që ta sqaroj edhe pak më shumë. Harta Zonale duhet të ketë harmoni të plotë me Planin Zhvillimor Komunal. E ky dokument i miratuar tash ka kontradikta, mangësi dhe dykuptimësi në raport me Planin Zhvillimor.
    Është jo logjike dhe e pamundshme që të implementohet Harta Zonale 2020-2028 dhe t’i paraprijë Planit Zhvillimor Komunal 2016-2025.
    Sepse Harta Zonale e lë Podujevën qytezë e jo qytet siç është në Planin Zhvillimor Komunal.
    Këto dy dokumente duhet të jenë në harmoni sepse vështirë ndryshohen dhe prodhojnë pasoja të mëdha dhe për kohë të gjatë për qytetarët.
    Harta Zonale duhet të projektojë një qytet atraktiv për të jetuar dhe për biznese e jo ta kthejë Podujevën në qytezë.
    Pushteti i ri me qasje të vjetra, me veprime të ngutshme, duhet të ndalet dhe të mos degradojë edhe më shumë Podujevën.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Kronika05 Maj 2024
    Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona, gjatë regjistrimit. Ngjarja...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është plagosur aksidentalisht në një lokal. Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:00 të mëngjesit në Xërxë të Rahovecit....
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, besimtarët ortodoksë ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet...
    Opinione05 Maj 2024
    Nga Ali Ahmeti Të dashur vëllezër dhe motra, I dashur kryeministër, i dashur President Moisiu, i dashur President Topi, i dashur Balla,...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Frutat dhe perimet janë shëndet ndaj konsumojini sa më shumë. Kjo është këshilla që me siguri e keni dëgjuar shpesh gjatë jetës...
    Lifestyle05 Maj 2024
    Të dyja janë gjendje kërcënuese për jetën, por sa më herët që i njohim shenjat e sulmit në zemër ose në tru,...
    Lajme05 Maj 2024
    Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në Kosovë. Ai ka hyrë në fuqi në mars të...
    Sport05 Maj 2024
    Boksieri Robin Krasniqi ka reaguar pas fitores së madhe ndaj portugezit Jorge Silva, duke e mposhtur me vendim të gjyqtarëve pas 10...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.