×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Maqedoninë e Veriut ende zjarre aktive, opozita kërkon përgjegjësi

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Në Maqedoninë e Veriut janë ende aktive disa zjarre, por jo të përmasave si ai në qytetin Koçan.

    Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, kanë bërë ditur për disa zjarre më të vogla në disa zona në Shkup, Strumicë, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe rajonin e Shtipit. Por, të gjitha këto vatra janë nën kontroll dhe pritet lokalizimi i tyre i plotë gjatë ditës së mërkurë.

    Nga zjarri që të martën (3 gusht) përfshiu Koçanin dhjetëra persona kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit. Flakët shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, djegie të disa makinave dhe dëmtimin e shtëpitë. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza nga zjarret janë djegur 20 hektar pyje dhe kullosa.

    Ndërkohë, për shkak të dështimit të institucioneve për përballje efikase me zjarret, mungesën e makinerisë, aeroplanëve dhe pajisjeve tjera, opozita maqedonase ka paralajmëruar padi kundër drejtuesve të lartë shtetëror.

    “VMRO-DPMNE do të paraqesë padi penale kundër qeverisë për mosveprimin në kohë për të parandaluar zjarrin në Koçan. Ajo që ndodhi dy ditë më parë në Koçan është një tregues i gjithë papërgjegjësisë së qeverisë së Zaevit dhe paaftësisë së tyre duke vënë në rrezik jetën dhe pronë e qytetarëve. Me Zaevin dhe LSDM- në në pushtet, ne shohim mosfunksionim total të sistemit”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së.

    Kryeministri Zaev, së bashku me drejtues tjerë të qeverisë kishte shkuar në zonat e krizës ndërsa angazhoi të gjitha kapacitetet për shuarjen e zjarreve. Të martën, Serbia dërgoi katër helikopterë zjarrfikës. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski së bashku me homologun e tij serb, Aleksandar Vullin, inspektuan situatën pas shuarjes së zjarrit në Staro Nagoriçane, një zonë afër qytetit të Kumanovës pranë kufirit me Serbinë.

    Kryeministri, Zoran Zaev, ka njoftuar vënien në dispozicion të fondeve të qeverisë për kontrollet e nevojshme për tre aeroplanët për shuarjen e zjarreve. Ata tani disa vite nuk kanë bërë asnjë ngritje në ajër për shkak të mungesës së fondeve për kontrollin e tyre.

    Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojance Angelov tha në një konferencë shtypi të martën se nevojitet një reformë e thellë e të gjithë sistemit të menaxhimit të krizës.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër. Një grua bashkë me tre fëmijet e saj të mitur, rezultojnë të...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sulmet ruse në rajonet Kharkiv dhe Dnipro të Ukrainës dhe në qytetin port të Detit të Zi të Odesa vranë të paktën...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Para disa ditësh një ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Në një banesë, u gjetën trupat e pajetë të një...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin serb, marrë parasysh fushatën e egër dhe qasjes “dekonstruktive” të Serbisë....
    Lajme05 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë për “Front Online” thotë se shumica e vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim dhe se pjesa...
    Sport05 Maj 2024
    “Jashtëtokësor”, këtë epitet lirisht mund t’ia vëmë Lionel Messi. Messi po bën diçka që pak nga futbollistët e tjerë mund ta bëjnë....
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Policia njofton se ai është shtetas i Serbisë. “HETIM I VDEKJES- Prizren /...
    Front TV05 Maj 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka dëmtuar mirëqenien e qytetarëve dhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre persona, gjatë regjistrimit. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.