×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu: Nuk di si ndodhi, veç kur e pashë veten në spital

    FrontOnline
    03 Gusht 2021

    Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka treguar disa prej situatave më të rrezikshme për jetën e tij në rrëfimin për emisionin Pressing.

    Ai, gjatë bisedës, ka thënë se ka përjetuar disa momente rreziku, por ka veçuar tri prej tyre që kanë përbërë rrezik të drejtpërdrejtë për të.

    Ai ka thënë se hera e parë kur ishte në rrezik serioz për jetën e tij, ishte gjatë kohës sa ishte fëmijë që nuk e mban mend mirë, por e ka të dëgjuar nga rrëfimet e familjarëve. Sejdiu ka thënë se babai i tij ishte në burg në atë kohë dhe si pasojë e sëmundjes ai kishte përfunduar në gjendje kome.

    Ai ka ndarë me publikun reagimin interesant të gjyshit të tij kur i kanë treguar se Sejdiu ishte në gjendje të rëndë. “Tash e nginë baba çaj dhe i kalon”, kishte thënë gjyshi i Sejdiut, një reagim me të cilin ende qeshen në familjen e tij.

    “Po, kam pasur situata të drejtpërdrejta. Më tregojnë një rrëfim për kohën kur kam qenë fëmijë, në dy tre vjetët e para, kur babën e kam pasë në burg. E di që kisha qenë me në gjendje kome. Unë nuk e mbaj mend, e kam nga tregimi. Gyshja dhe nëna ime reagojnë ashpër te gjyshi, djali po shkon çka me bo. Ai thotë tash e nginë baba çaj dhe i kalon. Ende qeshim me atë gjë”, ka thënë ish-presidenti.

    Një tjetër herë kur jeta e tij ka qenë në rrezik, ishte në vitin 1993 kur Sejdiut i ishte dhënë një injeksion, nga i cili ishte shkaktuar një reaksion i rrezikshëm dhe i shpejtë.

    “Pastaj ka qenë një injeksion joprofesional, do t’ketë qenë penicilin i kaluar me kohën. Ka ndodhur në një nga shtëpitë e shëndetit në Prishtinë dhe kanë filluar oshtimat e mëdha të veshëve, trashje e gjuhës dhe ngërç. Në ato situata nuk mendon për asgjë tjetër, veç fëmijëve. Ishte viti ‘93”, ka rrëfyer Sejdiu.

    Ndërkaq, një aksident komunikacioni në vitin 1996, për pak ka mundur t’ia marr jetën ish-presidentit, ku kishte gjetur vdekjen këshilltari i Ibrahim Rugovës, Xhavit Ahmeti. Ata ishin duke udhëtuar drejt Beogradit.

    “Ka qenë edhe aksidenti i madh që ka marrë viktima, ka qenë një rrugë që ne, unë isha sekretar i LDK-së në atë kohë. Ka mbetë i vdekur Xhavit Ahmeti. Ishim në rrugë për në Beograd. Ka qenë viti ’96. Unë nuk di gjë për momentin kur ka ndodh aksidenti, e di kur e kam pa veten time në spital. Sa ka zgjatë ajo situatë nuk e di, kam pasur lëndime shumë të rënda, thyrje të kokës, dy fraktura shumë të mëdha. Një tronditje në tru që ka zgjatë për shumë kohë. Ishte edhe dhimbje e madhe për Xhavitin sepse ishim shokë të studimeve”, ka rrëfyer Sejdiu.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.