×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë euro dhe dy euro më të falsifikuarat

    FrontOnline
    31 Korrik 2021

    Mbi 40 mijë euro është vlera e parave të falsifikuara, të cilat ishin vënë në qarkullim në tregun e Kosovës vetëm në vitin 2020. Këto të dhëna janë të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

    Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë këtij viti janë identifikuar një numër prej 943 kartëmonedhash dhe 2,671 monedhash të falsifikuara, sipas raportit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.

    Pjesa më e madhe e këtyre kartëmonedhave dhe monedhave, janë konfiskuar nga institucionet financiare, gjatë aktivitetit të tyre të rregullt dhe të njëjtat janë tërhequr nga qarkullimi.

    Përgjatë viteve 2019 dhe 2020, sipas BQK-së, ka pasur një rënie e rasteve të kartëmonedhave të falsifikuara, por në dy vitet e fundit, ka pasur rritje të monedhave të falsifikuara.

    Për dallim nga vitet paraprake kur kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë ato të prerjes prej 50 dhe 100 euro, në vitin 2020, kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë ato të prerjes prej 5 euro.

    Ndërsa, sa i përket monedhave në vitin 2020 ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar, monedha më e falsifikuar ishte ajo në prerje prej 2 euro.

    Për vitin 2021, BQK-ja ende nuk ka pranuar të dhëna nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

    Radio Evropa e Lirë i është drejtuar këtij institucioni për të marrë të dhëna për këtë vit, por deri në publikimin e këtij teksti nuk kemi marrë përgjigje.

    Deri në 10 vjet burg

    Falsifikimi i parasë është vepër penale dhe sanksionohet sipas nenit 296 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që prodhon para të falsifikuara me qëllim për t’i vënë në qarkullim si të vërteta, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

    Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, për veprën penale ‘falsifikim i parave’, në vitin 2020 janë regjistruar 498 raste, ndërsa vetëm në gjashtë mujorin e këtij viti, janë evidentuar 508 raste, duke shënuar rritje.

    Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë informacione për vlerën e parave të falsifikuara, të cilat janë konfiskuar gjatë këtyre operacioneve të organeve të rendit.

    Por, gjatë këtij viti, në raportet 24 orëshe të Policisë së Kosovës, janë raportuar raste të shumta të falsifikimit të parave në Kosovë me vlera të larta.

    Vetëm në një rast, policia pati raportuar se ankuesja femër kosovare, punëtore në një bankë në rrugën “Bill Klinton”, ka raportuar se gjatë kontrollit të parave, ka vërejtur se nga persona të panjohur janë deponuar 23 kartëmonedha secila në vlerë nga 500 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara (23×500 =11.500 euro ).

    Ndërkaq, gjatë kësaj jave, Policia e Kosovës ka raportuar për konfiskim të 10 mijë dollarëve amerikanë të falsifikuara.

    Paratë e falsifikuara në dëm të ekonomisë

    Vënia në qarkullim e parave të falsifikuara, thotë profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi paraqet rrezik për ekonominë e çdo vendi.

    Bektashi shton, se çdo shtet është i detyruar të parandalojë lëshimin e parave të falsifikuara.

    “Efekti kryesor nga paratë e falsifikuara, është se tek njerëzit krijohet një mosbesim nëse ky fenomen merr përmasa më të mëdha. Efekti tjetër në përmasa më të vogla, mund të ndikojë në rritjen e sasisë së parasë në qarkullim, që në mënyrë indirekte mund të shkaktojë rritjen e nivelit mesatar të çmimeve. Problemi tjetër është se në treg gjenden më tepër para që nuk janë të lëshuara nga institucionet emetuese të parave”, thotë Bektashi.

    Teknologjia e detektimit të këtyre parave të falsifikuara, shton profesor Bektashi është në nivel të lartë, pasi që aparaturat e ndryshme që posedojnë bankat në mënyrë të thjeshtë i vërtetojnë paranë e falsifikuara

    “Është e pamundur që paraja e falsifikuar t’i ketë të gjitha masat mbrojtëse që i ka paraja origjinale”, shton Bektashi.

    Si të mbroheni nga paratë e falsifikuara

    Banka Qendrore e Kosovës tregon për tiparet e sigurisë të kartëmonedhës 5 euro, kartëmonedhë kjo e cila është më e falsifikuara në Kosovë.

    Kartëmonedhat euro janë prodhuar me një teknologji të sofistikuar të shtypjes. Ato përmbajnë disa veti të sigurisë, teknologjisë më të lartë. Kjo i bën të dallohen lehtë nga ato të falsifikuara.

    BQK-ja thotë se e tëra që duhet të bëhet është “ta ndjeni, shikoni dhe ta lëvizini kartëmonedhën”./REL

    Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.