×
  • Vip
  • Vip

    Teuta Selimi lë përfundimisht Zvicrën dhe kthehet në Kosovë për të jetuar

    FrontOnline
    31 Korrik 2021

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, me vite të tëra e ka ndarë jetën e saj mes Zvicrës dhe Kosovës.

    Ndonëse në vendlindje ka qenë më shumë prezente në sezonet e dasmave dhe ahengjeve, Teuta me kohë të plotë ka jetuar në Zvicër, duke dashur t’iu dhurojë fëmijëve të saj një të ardhme më të mirë.

    Ndërsa së fundmi, ajo dhe bashkëshorti i saj, Patrioti, kanë vendosur që përfundimisht ta lënë shtetin heklvetik dhe të kthehen në Kosovë për të jetuar.

    Burimet e emisionit “Prive”, kanë konfirmuar se familja tashmë ndodhen në Prishtinë dhe se fëmijët e tyre nga shtatori do të fillojnë shkollimin në vendlindje.

    Teuta përndryshe i është rikthyer punës me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, pas lirimit të masave të COVID-19 dhe lejimit të organizimit të ahengjeve.

    Ajo njihet për një numër të madh këngësh të suksesshme, ku ndër to më shumë kanë spikatur këngët: “Miqt e mi”, “Kush don le t’feston”, “Ja fala” etj.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Vip07 Maj 2024
    Sot u mbajt gjysmëfinalja e parë e festivalit të njohur të këngës Eurovision Song Contest, ku nikoqire e edicionit të sivjetmë është...
    Vip07 Maj 2024
    Egla ishte dy herë protagoniste e prime-it të së martës në Big Brother VIP Albania, pas diskutimit që pati më parë me...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.