×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ministri i Shëndetësisë: Varianti Delta shqetësues, të vaksinohemi të gjithë

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Ish ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka ofruar mbështetjen e tij për institucionet pas rritjeve të rasteve me Covid-19.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka theksuar se varianti Delta është shqetësuese, duke bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen.

    Postimi i plotë:

    Rritja e rasteve me COVID-19, tashmë edhe me variantin Delta, është shqetësuese. Ky problem nuk duhet të anashkalohet, e as të kalohet në heshtje. Në fakt, duhet që të gjithë së bashku, pa dallim, të bëjmë thirrje e të ftojmë të gjithë qytetarët që të vaksinohen.

    Si ish-Ministër i Shëndetësisë, jam i vetëdijshëm për sfidat që do të na presin në sistemin shëndetësor në rast të rritjes së numrit të të infektuarve, gjë që është e pashmangshme nëse nuk kemi vaksinimi masiv.

    Ofroj gjithë mbështetjen time në këtë proces, dhe ftoj të gjithë ata që mund të kontribuojnë, që së bashku të angazhohemi për ta parandaluar sëmundjen që ka marrë shumë njerëz të dashur prej nesh.

    Sot, një muaj para fillimit të vitit shkollor, nuk duhet të lejojmë që dikush të na ndalë e të na ndryshojë mendjen për vaksinim. Nuk duhet të lejojmë të mbyllemi prapë. Vaksinimi masiv është përgjigja e vetme. Shkenca dhe institucionet janë ato që duhet dëgjuar.

    Prandaj, ju bëj thirrje që të vaksinohemi të gjithë. Të mos rrezikojmë jetët tona. Të mos lejojmë të na kolapsojë prapë sistemi shëndetësor. Pandemia është shqetësim i përbashkët dhe vetëm së bashku mund ta tejkalojmë./FRONTONLINE/

     

    https://www.facebook.com/uismaili/posts/380561503423985

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin serb, marrë parasysh fushatën e egër dhe qasjes “dekonstruktive” të Serbisë....
    Lajme05 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë për “Front Online” thotë se shumica e vaksina të Astra Zeneca janë përdorur vetëm në fillim dhe se pjesa...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Policia njofton se ai është shtetas i Serbisë. “HETIM I VDEKJES- Prizren /...
    Të tjera
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKUK. Në raport thuhet se dëshimitari ka deklaruar se e ka gjetur...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Viti të shtunën më 4 maj për shkak se dyshohet për veprën penale “Fotografimi dhe video incizimet...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka shpërndarë...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë...
    Vip05 Maj 2024
    Orët e mbrëmjes në “Ferma VIP” kanë kaluar me batuta dhe humor mes fermerëve. Mariana, teksa ka qenë në dhomën e gjumit,...
    Vip05 Maj 2024
    Romeo sonte është zgjedhur finalisti i parë në “Big Brother Vip 3”. Ai u votua nga publiku pasi shkoi në nominim nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.