×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolumbia për herë të parë me ambasadore në Kosovë

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadorja e Kolumbisë në Romë, Gloria Isabel Ramirez Rios, e cila do të shërbejë si ambasadore jorezidente në Kosovë.

    Në takimin me të, Osmani ia uroi ambasadores Ramirez Rios emërimin si e para ambasadore e këtij vendi në Kosovë. Ajo e ritheksoi mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Kolumbisë dhënë vendit tonë dhe u shpreh e lumtur që raportet e mira me këtë vend po thellohen dita-ditës.

    “Kolumbia është njëra ndër vendet e para e cila e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që atëherë ajo ka qenë përkrah nesh në synimet për konsolidim të shtetësisë së Kosovës”, tha presidentja Osmani.

    Ajo i kërkoi ambasadores Ramirez Rios që vendi i saj të ndihmojë në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, si mekanizëm i cili do të shërbejë jo vetëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, por, mbi të gjitha madje, për përmirësimin e mëtejmë të jetës së qytetarëve.

    “Anëtarësimi i vendit në organizata ndërkombëtare për ne nuk nënkuptojnë vetëm forcim të shtetësisë, por më shumë siguri dhe më shumë mundësi për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve tanë”.

    Ndërkohë, ambasadorja e Kolumbisë, Gloria Isabel Ramirez Rios, ritheksoi gatishmërinë e shtetit të saj për ta thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona. Ajo ritheksoi se Kolumbia do të vazhdojë ta jetë përkrah Kosovës në të gjitha iniciativat ndërkombëtare.

    Osmani ia ka përcjellë ambasadores Ramirez Rios dëshirën e saj për ta mirëpritur në Kosovë presidentin e Kolumbisë.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Një përleshje ka ndodhur mes disa familjarëve në qytetin e Shtimes, ku tre prej tyre kanë përfunduar në spital. Rreth orës 19:33,...
    Lajme19 Maj 2024
    Pedagogia dhe ish-zëvendës ministrja, Nora Malaj tha se martesa e bërë mes dy grave në tarracën e institucionit të Bashkisë së Tiranës,...
    Lajme19 Maj 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) organizoi mbajtjen e Testit Kualifikues, në kuadër të procesit të rekrutimit të njëzetekatër (24) prokurorëve të rinj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Lajme19 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë. E hënë...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...
    Lajme19 Maj 2024
    Njëzet ekipe shpëtimi dhe dronë janë dërguar në zonën ku helikopteri në të cilin ndodheshin presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.