×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Autoritetet australiane dërgojnë ushtrinë në Sidnei për të ndihmuar në zbatimin e bllokimit

    FrontOnline
    30 Korrik 2021

    Autoritetet australiane kanë dërguar qindra trupa në Sidnei për të ndihmuar në zbatimin e bllokimit, shkruan BBC. Ushtarët do t’i nënshtrohen trajnimit gjatë fundjavës, para se të fillojnë patrullimet e paarmatosura të hënën, transmeton FrontOnline.

    Shumë pyesin nëse ndërhyrja ushtarake është e nevojshme. Bllokimi, i cili është në fuqi të paktën deri më 28 gusht, i ndalon njerëzit të largohen nga shtëpia e tyre, përveç në raste të veçanta.

    Pavarësisht bllokimit pesë-javor, infektimi vazhdon të përhapet në Sidnei. Sot, janë raportuar 170 raste të reja. Ushtarët do të bashkohen me policinë në pikat e nxehta të virusit për të siguruar që njerëzit t’i përmbahen rregullave, të cilat përfshijnë një limit udhëtimi prej 10 km.

    Shefi i Policisë së New South Wales David Elliot tha se ushtria do të ndihmonte sepse disa qytetarë të Sidneit mendojnë se rregullat nuk zbatohen për ta. Të dhënat nga shërbimet shëndetësore tregojnë se virusi transmetohet kryesisht përmes lëvizjeve të paligjshme.

    Juristët australianë besojnë se përdorimi i ushtrisë në një demokraci liberale është shqetësues. Epidemia ka goditur rëndë punëtorët dhe periferitë e varfra. Kritikët thonë se ato zona tashmë janë përballur me masat e policisë dhe theksojnë se ato kufizime janë më të rrepta se në pjesën tjetër të Sidneit.

    “Njerëzit tanë janë një nga kategoritë më të varfra demografike dhe ata ndihen të margjinalizuar”, tha Steve Christou, një nga udhëheqësit lokalë. Shkalla e vaksinimit në Australi – 17% e popullsisë së rritur – mbetet një nga më të ulëtat në mesin e vendeve të OECD./FrontOnline/

     

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 82-vjeçar, Behar Musaku ka qëlluar me armë zjarri të bijë, dhe më...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të adoptojnë fëmijë është sa katërfishi i numrit të fëmijëve pa përkujdesje. Një dokument...
    Lajme19 Maj 2024
    Prokuroria publike e Schwyz-it dënoi kosovarin për hyrje të paligjshme, qëndrim të paautorizuar dhe punë pa leje me një gjobë prej 6800...
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.