×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Deçanit me 12 këshilltarë

    FrontOnline
    28 Korrik 2021

    Komuna e Deçanit gjatë vitit 2020 me vendime të kryetarit për emërim kishte angazhuar 26 punonjës prej tyre 14 punonjës janë angazhuar në pozita të rregullta të shërbyesve civile si zyrtar të ndryshëm të administratës dhe 12 këshilltarë në zyrën e kryetarit.

    Këto, por edhe shkelje tjera të shumta ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2020 për komunën e Deçanit, raporton “Front Online”.

    Sipas auditorit kohëzgjatja dhe angazhimit të këtyre zyrtarëve ishte lidhur me mandatin e kryetarit pa bazë të qartë ligjore. Po ashtu me marrëveshje për shërbime të veçanta ishin angazhuar 24 punonjës, prej tyre 14 ishin angazhuar si mësimdhënës në drejtorin e arsimit për një periudhë një vjeçare si dhe 10 mjek në drejtorinë e shëndetësisë për një periudhë 6 mujore me mundësi vazhdimi, angazhimi i tyre kishte filluar pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Zyrtarët Publik. Angazhimet me vendime të kryetarit për shërbyes civil, këshilltar dhe MSHV ishin bërë pa zhvilluar ndonjë procedurë të paraparë ligjore, raporton “Front Online”.

    Sipas zyrtarëve komunal angazhimi i stafit pa procedura ka ndodhur për shkak të gjendjes pandemike COVID-19.

    “Emërimi i zyrtareve në pozita të rregullta për periudhë të caktuar dhe angazhimi me kontrata për një detyre specifike me afat më të gjatë sesa parashihet si dhe këshilltarëve pa procedura është në kundërshtim më legjislacionin përkatës dhe njëherësh rrit rrezikun e angazhimit të stafit jo kompetent për pozita të caktuara. Kryetari duhet të sigurojë aplikimin e procedurave të prokurimit për angazhimin e stafit për MSHV. Si dhe, të sigurojë se kjo formë e angazhimit aplikohet vetëm për punë specifike dhe vetëm atëherë kur kërkesat janë të arsyeshme nga njësit kërkuese” thuhet në rekomandimin e ZKA-së, raporton “Front Online”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar të premten e 3 majit për në Berlin të Gjermanisë. Kështu ka njoftuar Zyra e...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Isak Shabani, një herit anëtar në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, thotë për FrontOnline se premtimi...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot mban konferencë për media. Ai aty do e prezantoj aderimin më të ri brenda kësaj...
    Lajme04 Maj 2024
    Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në pjesën dërrmuese...
    Lajme04 Maj 2024
    Ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë ditë, të shtunën Zjarrfikësit në...
    Lajme04 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme04 Maj 2024
    Qytetarët tashmë mund të kryejnë pagesat e faturave të energjisë elektrike, edhe përmes platformës e-Kosova. Në këtë platformë, ata do të mund...
    Lajme04 Maj 2024
    “Ne po bëjmë maksimumin me aq sa mundemi, me kapacitetet dhe prokurorët që kemi”. Kështu i është kundërpërgjigjur Ilir Morina, prokuror special...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.