×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Kurti dëshiron që ta dështojë dialogun me Serbinë

    FrontOnline
    21 Korrik 2021

    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim po thotë se kryeministri Albin Kurti po përdor taktika që çojnë drejt dështimit procesin e dialogut.

    Për më tepër, ai e quajti Kurtin politikan të status quo, e për të cilën tha se i bën dëm të madh Kosovës.

    “Kurti ka ardhur në pushtet duke e refuzuar krejtësisht procesin e dialogut. Tani ai e ka strategjinë që ta dështojë dhe të mos prodhojë rezultat. Prandaj edhe përdor këto taktika që i ka bërë në funksion të sabotimit të një rezultati që mund të nxjerrë dialogu.

    Murati gjithashtu tha se Kurtit i mungon edhe guximi për të përfaqësuar një ide se si duhet përfunduar ky dialog dhe një projekt më i guximshëm.

    Ai në Edicionin Special gjithashtu akuzoi edhe udhëheqësit e mëhershëm për të njëjtën gjë.

    “Që të mbesim në status quo dhe bisedimet të mos japin një zgjidhje, Kurti sot është përfaqësuesi më kryesor, por të tillë ishin edhe më parë. Janë përfaqësues tipikë të status quo, duke menduar se nga kjo përfiton Kosova edhe pse s’jemi BE, NATO, OKB dhe në shumë organizata të tjera”.

    Po ashtu, ai kritik u shpreh edhe për atë se dialogu në Kosovë shihet si një imponim nga aleatët dhe jo si një domosdoshmëri që do të zgjidhte problemet me e Kosovës me Serbinë.

    “Bisedimet Kosovë-Serbi po ndodhin edhe për shkak të interesit të BE-së dhe SHBA-së që të mos bie Serbia në ndikimin rus dhe kinez”.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.