×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës është rrezikimi i ombrellës së sigurisë së BE-së

    FrontOnline
    21 Korrik 2021

    Mosnjohja e Kosovës nga 5 vende të Bashkimit Evropian paraqet rrezik për sigurinë vet BE-së. Kështu u tha në mbledhjen e komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, teksa u kërkua unitet politik dhe plan strategjik kombëtar në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit.

    Kryetari i komisionit, Haki Abazi tha se procesi i hapur i dialogut ka krijuar justifikimin e 5 shteteve anëtare të BE-së që të shtyjnë njohjen e Kosovës.

    “Gjithçka që ka të bëjë me njohjen duhet të jetë prioritet. Çka po marr unë përsipër është që të bisedoj me ministren për të parë se çfarë është bërë në të kaluarën në këtë drejtim. Kjo nuk po bëhet për kritikë për të kaluarën. Çka mund të ndaj me komisionin është që mosnjohja e pavarësisë së Kosovës është rrezikim i ombrellës së sigurisë së Bashkimit Evropian. Aspirata jonë është që të marrim ulësen në OKB”, tha ai.

    Deputetja e AAK-së Time Kadrija tha se mosnjohja e shtetit të Kosovës nga 5 vende të BE-së është pengesë për Kosovën.

    Ajo ngriti edhe çështjen e lëvizjes së lirë, duke thënë se është e padrejtë që Kosova nuk ka liberalizim të vizave, teksa theksoi se vendet tjera po marrin statusin e kandidatit.

    “Ne duhet me e pas një qasje të përbashkët. Kosova i ka plotësu të gjitha kushtet. Nuk duhet të bëhen gabime si ai i ministres së Punëve të Jashtme, sepse ne përkundër përkatësisë politike përfaqësojmë shtetin tonë në takime jashtë vendit. Zyrtarë të politikave të jashtme me shku me bë këso gabime për mua është e papranueshme. Njohja e pavarësisë së Kosovës duhet të jetë kërkesë, edhe liberalizimi i vizave edhe njohja. Për fat të keq vitin e kaluar kemi qenë hendikep për shkak të pandemisë. Tek këto vende është shumë më lehtë të depërtosh përmes diplomacisë parlamentare sesa përmes qeverisë. Do të ishte mirë të organizojmë takime bilaterale menjëherë pas pushimit. Takimet e komisioneve parlamentare kanë influencë”, tha ajo.

    Deputetja Ariana Musliu-Shoshi tha se duhet të hartohet një plan strategjik kombëtar për përfaqësimin e Kosovës në diplomacinë e jashtme.

    Ajo shtoi se përmes grupeve të miqësisë mund të organizohen takime bilaterale në mënyrë që të përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur vendin të njihen më mirë me atë që është Kosova.

    Në këtë mbledhje u diskutua edhe për 56 grupet e miqësisë, për çka kryetari i komisionit Haki Abazi tha se i kanë dërguar emrat vetëm AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Me këtë rast, komisioni zgjedhi grupin punues për plotësim- ndryshimin e rregullores së punës, për të cilën u tha se është e vjetruar.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.