×
  • Lajme
  • Lajme

    Deri tani janë dhënë 324.107 doza të vaksinës, MSH dhe IKSHPK ftojnë qytetarët të vaksinohen

    FrontOnline
    21 Korrik 2021

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit e deri më sot në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 324.107 doza të vaksinës, ndërsa gjithsej 93.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    MSH në raport bën të ditur se aktualisht në vend numri i rasteve aktive me coronavirus është 107, ndërsa numri i të shëruarve 105.549, raporton Telegrafi.

    Nga fillimi i pandemisë e deri më sot nga coronavirusi kanë vdekur 2,265 persona.

    Ndryshe, një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, një ditë më parë në urimin e tij për festën e Kurban Bajramit, tha se qytetarët duhet të vaksinohen, në mënyrë që festat t’i festojnë me hare.

    “Festat si kjo janë shprehje e adhurimit, e gëzimit për përkrahjen e njeri-tjetrit. Tashmë kur po përballemi me pandeminë, është e rëndësishme që të vaksinohemi sa më shpejt dhe të mbrojmë vetën dhe të tjerët. Ndaj në këtë ditë përcillni porosinë të afërmve tuaj, miqve e shokëve se mbrojtja e shëndetit është detyrë për të gjithë. Le të marrim vaksinën që festat e ardhshme t’i festojmë me plot hare”, ka thënë ministri Vitia.
    Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.“Ju lutemi vaksinohuni të gjithë për të qenë të shëndetshëm!”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së.Ndryshe, në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.Së fundi, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se kanë të drejtë të zgjedhin se cilin lloj të vaksinës duan të marrin, ndërkohë kanë bërë të ditur se ka doza të mjaftueshme të të dyja llojeve të vaksinave.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Ekonomisti Imer Raçi thotë për “Front Online” se liberalizimi i vizave ka ndikuar në humbje të punëtorëve profesionistë si doktorë, mjekë apo...
    Lajme19 Maj 2024
    Kroacia vazhdon të tregoj mbështetjen e saj në forcimin e sigurisë në Kosovë. Si rezultat i kësaj, nesër do të dërgojë kontingjentin...
    Lajme19 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e vetmja pikë në rendin e ditës ishte shkarkimi i...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizitojë Shqipërinë. Mediat britanike kanë shkruar rreth agjendës së vizitës. Sipas...
    Lajme19 Maj 2024
    Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e...
    Lajme19 Maj 2024
    Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se një nga pengesat në të ardhmën e afërt në Kosovë është mungesa e...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth Allen, në një konferencë për media, tregoi se për çka kanë folur me presidenten e Kosovës Vjosa...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ku kanë nënshkruar marrëveshjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.