×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Kreu i Odës së Infermierëve: Mos i ndalni shtesat, 500 infermierë ikin çdo vit nga Kosova

    FrontOnline
    15 Korrik 2021

    Gjatë gjithë pandemisë u morën me pacientët e prekur me COVID.

    E edhe tash janë ata që po merren me imunizimin ndaj këtij virusi, duke kryer afro 300 mijë vaksinime.

    Pavarësisht punës shtesë nuk dihet nëse infermierët do të gëzojnë ndonjë cent më shumë krahas pagës bazë.

    Nga Ministria e Financave thonë se do të ndajnë 53 milionë euro për shëndetësinë në Pakon 420 milionëshe të Ringjalljes Ekonomike, por se për shtesat ose jo, është Ministria e Shëndetësisë ajo që vendos.

    E një përgjigje për këtë nga kjo e fundit, mungoi, gjatë ditës, pavarësisht interesimit të “Front Online”.

    Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemaj, shpreson se qeveria Kurti s`do ta bëjë gabimin e njëjtë si kur ua ndali shtesat, muaj më parë.

    “Këtu nuk është vazhdu ndihma, është dashtë të vazhdohet sa i përket shtesat në pagë, pavarësisht punonjësit infektive dhe pulmologjia me disa infermierë që jepin shërbime me Covid 19 as në muajin e kaluar si tash, që është brengosëse. Nuk është në rregull”, theksoi Rrustemaj për “Front Online”.

    Pakënaqësitë si këto e të tjera, ai vlerëson se janë bërë shkak që çdo vit Kosovës t`i ikin mbi 500 infermierë.

    “Çdo vit ikin nga 500 apo 600 infermierë. Kjo nuk ka filluar tash, ka që 4 apo 5 vjet që ndodh kështu”, u shpreh ai.

    Si odë thotë se nuk merren me organizimin e protestave, andaj fton sindikatat që përmes kësaj forme ta kundërshtojnë vendimin për ndaljen e shtesave.

    “Ne si odë i mbrojmë të gjitha kërkesat. Janë sindikatat, ato duhet të organizojnë. Ne si odë nuk realizojmë protesta, greva, por i përkrahim të gjitha kërkesat që janë në interes të personelit shëndetësor”, u shpreh ai për “Front Online”.

    Me greva e protesta, mbase jo.

    Por, Qeverinë e pret përballja me një betejë ligjore, nëse u thotë jo shtesave për infermierët e për krejt personelin mjekësor.

    Kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka paralajmëruar padi ndaj saj.

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamzaj ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27 vjetorin e rënjes së tij. Sipas Hamzajt...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. Këtij komuniteti, Kurti u ka thënë se kanë dhënë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Të tjera
    Vip06 Maj 2024
    Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit, “Sheqer”. Artistja zbuloi përmes një storie në...
    Vip06 Maj 2024
    Dua Lipa arriti suksesin e radhës. Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare prezantoi, këndoi dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se nga 12 maji do të nisë turin e takimeve me diasporën shqiptarë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell ka deklaruar se urdhrat e Izraelit për evakuimin...
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Vip06 Maj 2024
    Dramat nga këngëtarja Fjolla Morina nuk kanë të ndalur. Pas shumë kohësh sërish mori vëmendje me një veprim. Në “Instastory”, ish-bashkëshorti Fisnik...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.