×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Viti 2022 mund ta gjejë Kosovën dhe Serbinë me marrëveshje finale

    FrontOnline
    10 Korrik 2021

    Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 po dialogojnë për të arritur tek një marrëveshje e pranueshme nga të dy palët që parasheh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

    Por, pavarësisht takimeve në Bruksel, palët nuk po bien në ujdi për të arritur tek marrëveshja finale, raporton FrontOnline.

    Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe të mërkuren pas takimit që ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak, kishte në Bruksel me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

    Lajçak pas takimit ka thënë se ka ende shumë punë për t’u bërë.

    E, gjatë ditës së djeshme në media është raportuar që takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq do të ndodhë në javën e tretë të korrikut.

    Por, një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    “Ne e ftojmë takimin e ardhshëm për dialogun dhe e përcaktojmë agjendën e tij atëherë kur është koha e përshtatshme”, ka thënë Stano, për FrontOnline.

    Ndërsa lidhur me atë se a do të ketë marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë këtë vit, për FrontOnline ka folur njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Afrim Hoti.

    “Mendoj që në kushte normale jemi para një situate që është e pritshme sepse definitivisht rrethanat në të tria vendet përfshirë këtu edhe Bashkimin Evropian janë shumë favorizuese dhe të tria lidershipet kanë, pra Kosova, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të gjithë legjitimitetin për ta adresuar përfundimisht këtë çështje dhe nëse ekziston vullneti politik në veçanti në Beograd dhe në Prishtinë, mendoj që viti i ri do ta gjejë Kosovën me marrëveshje”, ka deklaruar Hoti, për FrontOnline.

    Ndërsa, ka pohuar se Serbia do të ketë përsëri kërkesa ndaj Kosovës kur bëhet fjalë për njohje e sidomos për çështjen e Asociacionit.

    “Mbi këtë bazë besoj që Serbia do të provojë edhe më tutje që të shtyjë këtë logjikë ose këtë diskurs në veçanti për themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive sepse rruga e Serbisë ka BE-ja domosdoshmërish nënkupton edhe ndryshimin e Kushtetutës përfshirë këtu edhe preambulën…Mendoj se është fondamentale që të aludohet, respektivisht të ngulet këmbë në këtë çështje sepse çfarë do konstruksioni politik dhe juridik me kompetenca ekzekutive do ta minonte sistemin dhe rendin juridik në Kosovë”, është shprehur Hoti.

    Por, ai ka një sugjerim për Qeverinë, në mënyrë që Serbia ta njohë Kosovën.

    Thotë se nuk duhet të flitet për marrëveshje pa ndodhur njohja.

    “Unë nuk mendoj se duhet të ndodhë e para, pa ndodhur e dyta, pra sipas mendimit tim logjika që duhet të përshkoj procesin e dialogut tash e tutje do të duhej të reflektohej mbi atë ose të zgjidhet pra të pranohet tërësisht një pako e normalizimit të raportove ose asnjë nga ato marrëveshje”, ka shtuar ai.

    Sipas tij, pa njohje të ndërsjellë nuk mund të ketë komunikim normal ndërshtetëror./FrontOnline

     

     

     

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Mbrojtjes i Italisë ka bërë të ditur se ky shtet dhe Zvicra vazhdojnë të angazhohen për dialog dhe pajtueshmëri me...
    Lajme07 Maj 2024
    Qeveria e Austrisë dëshiron të vazhdojë me planet që mundësojnë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet e treta për të vuajtur...
    Lajme07 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë...
    Të tjera
    Vip07 Maj 2024
    Graciano Tagani gjatë një bisede me Romeo Veshajn, i tha aktorit se ‘ka suport nga njerëz të famshëm jashtë’, por pavarësisht kësaj...
    Sport07 Maj 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Të drejtën e votës sot do ta ushtrojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit në burgjet e Maqedonisë...
    Lajme07 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë Isa...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka gjetur dy kamera me solar, të cilat janë vendosur për të vëzhguar rrugët në brezin kufitar në mes...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. Më herët gjatë ditës së sotme, palumbarët arritën të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.