
Kandidati për President të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Bernie Sanders është shtruar në spital të Las Vegas-it, Nevada.
78 vjeçari përjetoi një sulm në zemër gjatë zhvillimit të fushatës mbrëmjen e djeshme.
Pas kontrolleve mjekësore u theksua se ai pati një bllokim të arterieve, ku edhe u vendosën dy stenta me sukses.
Këtë e bëri të ditur këshilltar i lartë i Sanders, Jeff Weaver.
“Atij i duhen disa ditë pushim, kësisoj po anulojmë të gjitha paraqitjet e tij deri në njoftimin tjetër”, shtoi ai.
Nëse Sanders do të fitonte, do të ishte presidenti më i vjetër i zgjedhur, 73 vjeçar./Front Online/