Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në Lupq.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë ka thënë se rreth orës 10:00 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Podujevë.
“Në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë marrë lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Njësiti i trafiku është duke u marrë me rastin./Front Online/