×
  • Lajme
  • Lajme

    Pse iu ndalua hyrja në Kosovë ministrit serb?Flasin nga Ministria e Jashtme

    FrontOnline
    21 Qershor 2021

    Kosova nuk e ka lejuar vizitën e ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq. Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

    “Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e ministrit të Qeverisë serbe për të hyrë në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së  për FrontOnline.

    MPJD-ja nuk ka dhënë arsye për refuzimin e kërkesës ndaj Udoviçiqit.

    Në anën tjetër, refuzimi i vizitës së ministrit serb në Kosovë ka ngjallur reagime në Serbi.

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka quajtur arrogancë të institucioneve të Kosovës vendimin për të mos e lejuar hyrjen e ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq.

    “Lidhur me qëndrimin e tij në Kosovë u njoftua zyrtarisht në përputhje me të gjitha marrëveshjet dhe procedurat, por përkundër se Prishtina në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare vendosi të mos e lejojë vizitën”, ka deklaruar Petkoviqi.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.